DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

prSSH EN 1993-1-10:2025

Eurokodi 3: Projektimi i strukturave prej çeliku - Pjesa 1-10: Fortësia dhe vetitë e materialit në drejtim të trashësisë

Eurocode 3: Design of steel structures - Part 1-10: Material toughness and through-thickness properties

General information

40.20     9 shk 2026

40.60    11 maj 2026

DPS

DPS/KT 250

European Norm

91.010.30     91.080.13  

Scope

1.1 Fusha e zbatimit e EN 1993-1-10
(1) EN 1993-1-10 përcakton rregulla për përzgjedhjen e klasave dhe cilësive të çelikut në lidhje me fortësinë ndaj thyerjes (fracture toughness), me qëllim shmangien e thyerjes së brishtë.
SHËNIM: Cilësia e çelikut njihet gjithashtu si nënklasa Charpy (Charpy subgrade).
(2) EN 1993-1-10 përcakton rregulla për specifikimin e vetive në drejtim të trashësisë (through-thickness properties) për elemente të salduar, me qëllim reduktimin e rrezikut të thyerjes lamelare (lamellar tearing).
(3) EN 1993-1-10 përcakton kërkesa shtesë për fortësinë (toughness) në raste specifike, për të siguruar rezistencë në zonën e sipërme plastike“upper shelf” në lidhje me: rezistencën e fundit në tërheqje (design ultimate tensile resistance), projektimin sizmik.
(4) EN 1993-1-10 përcakton rregulla për çeliqet strukturore të listuara në EN 1993-1-1. Ky dokument zbatohet për klasat e çelikut S235 deri në S700.
(5) EN 1993-1-10 përcakton rregulla që zbatohen vetëm për përzgjedhjen e materialit bazë (parent material).
(6) EN 1993-1-10 përcakton rregulla që zbatohen për materialet e çelikut të mbuluara nga EN 1993-1-1:2022, 5.1(3), me kusht që çdo pjesë individuale çeliku të testohet në përputhje me kërkesat e:
EN 1993-1-1:2022, 5.2.1 dhe EN 1090-2:2018+A1:2024, 5.1
(7) Ky dokument nuk zbatohet për materiale të rikuperuara nga struktura ekzistuese çeliku që kanë qenë të ekspozuara ndaj lodhjes (fatigue) ose zjarrit.
1.2 Supozimet
(1) Përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe, zbatohen: EN 1990, EN 1991 (të gjitha pjesët), pjesët e tjera përkatëse të EN 1993-1 (të gjitha nën-pjesët).
(2) Metodat e projektimit të dhëna në EN 1993-1-10 janë të zbatueshme nëse:
cilësia e zbatimit është sipas EN 1090-2 ose EN 1090-4, dhe
materialet dhe produktet e ndërtimit të përdorura janë sipas pjesëve përkatëse të EN 1993 (të gjitha pjesët), ose sipas specifikimeve përkatëse të materialeve dhe produkteve.

Related directives

Directives related to this standards.

305/2011

Rregullorja (BE) Nr. 305/2011 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 9 Mars 2011 që parashtron kushtet e harmonizuara për tregtimin e produkteve të ndërtimit dhe shfuqizimin e Direktivës së Këshillit KEE/89/106

Life cycle

NOW

IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 1993-1-10:2025
40.20 DIS ballot initiated: 12 weeks
9 shk 2026

Related project

Adopted from EN 1993-1-10:2025 IDENTICAL

Preview

Vetëm seksionet informative të projekteve janë në dispozicion të publikut. Për të parë përmbajtjen e plotë, do t'ju duhet të krijoni një llogari. Nëse jeni anëtar, ju lutemi hyni në llogarinë tuaj duke klikuar në butonin "Identifikohu".

Login