1.1 Fusha e zbatimit e prEN 1993-1-7
(1) prEN 1993-1-7 jep rregulla për projektimin strukturor të strukturave me pllaka çeliku, si të forcuar ashtu edhe të pa-forcuar, ku elementet i nënshtrohen ngarkesave jashtë planit kryesisht të shpërndara.
(2) Ky dokument zbatohet për struktura që shërbejnë për depozitim, si: silos, rezervuar (tanks), biotretësve, bllokuesit e portave (lock gates), ku veprimet e jashtme veprojnë kryesisht jashtë planit mbi pllakat ose panelet individuale. Kur një pllakë ose panel nën përkulje (bending) është gjithashtu i ekspozuar ndaj forcave membranore që ndikojnë ndjeshëm në qëndrueshmëri, ky dokument mbulon vlerësimin e qëndrueshmërisë përmes procedurave kompjuterike.
(3) Ky dokument zbatohet për struktura me segmentë pllake: katrorë, trapezoidalë, trekëndësh, dhe secili segment ka një bosht simetrie.
(4) Ky dokument nuk zbatohet për pllaka ose panele ku qëndrueshmëria kryesore strukturore lidhet me forcat membranore në pllaka (Për këto, shih EN 1993-1-5.).
(5) Ky dokument nuk zbatohet për pllaka të lakuara që tejkalojnë kufirin e përcaktuar në nenin 1.1(14). Për pllaka të tilla të lakuara, shih EN 1993-1-6.
(6) Ky dokument nuk zbatohet për pllaka rrethore ose unazore. Për pllaka të tilla, shih EN 1993-1-6.
(7) Ky dokument nuk zbatohet për fletë llamarine të formuara në të ftohtë (cold-formed sheeting). Për pllaka të tilla, shih EN 1993-1-3.
(8) Ky dokument merret vetëm me kërkesat për projektim të pllakave dhe ansambleve të pllakave kundër gjendjeve kufitare të fundit të:
- dështimit plastik (plastic failure)
- plasticitetit ciklik (cyclic plasticity)
- përkuljes (buckling)
- lodhjes (fatigue)
(9) Ekuilibri i përgjithshëm i strukturës (rrëshqitje, ngritje ose përmbysje) nuk përfshihet. Konsiderata speciale për aplikime specifike gjenden në pjesët përkatëse të EN 1993.
(10) Rregullat e këtij dokumenti i referohen ansambleve të pllakave të fabrikuara nga pllaka të pa-forcuara ose të forcuara. Ky dokument zbatohet gjithashtu për projektimin e pllakave ose paneleve individuale që janë kryesisht të ekspozuara ndaj veprimeve jashtë planit. Si forcat fërkuese në sipërfaqen e pllakës, ashtu edhe forcat e imponuara nga komponentët ngjitur të ansamblit, induktojnë forca në planin e pllakës.
(11) Ky dokument jep rregulla algebrike dhe udhëzime për të marrë parasysh përkuljen me forca membranore të vogla në pllaka ose panele individuale. Kur pllaka ose paneli është i ekspozuar ndaj përkuljes dhe forcave në plan të konsiderueshme, procedurat kompjuterike të analizës të këtij dokumenti janë të zbatueshme.
(12) Kur nuk përcaktohet ndryshe nga një pjesë aplikimi, ky dokument zbatohet për struktura brenda kufijve:
- Temperaturat e projektimit për metalin: −50 °C deri +100 °C
- Gjeometria e segmenteve individuale të pllakave: katrore, trekëndëshe ose trapezoidale me b/t > 20 ose b1/t > 20 sipas rastit (shih Figurën 3.2)
- Pllaka individuale trajtohen si të sheshta kur devijimi nga shtrirja e sheshtë e0 plotëson kushtin (shih Figurën 9.1). Në të kundërt, pllaka duhet të trajtohet si panel guaskë (shih EN 1993-1-6).
1.2 Supozimet
(1) Përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe, zbatohen dispozitat e EN 1990, EN 1991 (të gjitha pjesët) dhe EN 1993 (të gjitha pjesët).
(2) Metodat e projektimit të dhëna në prEN 1993-1-7 janë të zbatueshme nëse:
- cilësia e zbatimit është sipas EN 1090-2, dhe
- materialet dhe produktet e ndërtimit të përdorura janë sipas pjesëve përkatëse të EN 1993 ose sipas specifikimeve përkatëse të materialeve dhe produkteve.
(3) Dispozitat e këtij dokumenti zbatohet për materiale që përmbushin kërkesat për thyerje të brishtë të dhëna në EN 1993-1-4 dhe EN 1993-1-10.
(4) Në këtë dokument supozohet që ngarkesat e erës, veprimet sizmike dhe rrjedha e materialeve të ngurta (bulk solids flow), mund të trajtohen në përgjithësi, si veprime pothuajse-statikë.
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 1993-1-7:2025
40.20
DIS ballot initiated: 12 weeks
9 shk 2026
Vetëm seksionet informative të projekteve janë në dispozicion të publikut. Për të parë përmbajtjen e plotë, do t'ju duhet të krijoni një llogari. Nëse jeni anëtar, ju lutemi hyni në llogarinë tuaj duke klikuar në butonin "Identifikohu".