Publikuar
1.1 Fusha e zbatimit e EN 1993-5
(1) Ky dokument jep rregulla për projektimin strukturor të pilotave mbajtëse dhe palankulave (sheet piles) prej çeliku.
(2) Ky dokument jep rregulla për projektimin strukturor të elementeve prej çeliku për themele dhe struktura mbajtëse (retaining structures) të ndërtuara me përdorimin e pilotave prej çeliku.
(3) Ky dokument zbatohet për:
- themele me pilota çeliku për vepra inxhinierike civile në tokë dhe mbi ujë;
- struktura të përkohshme ose të përhershme të nevojshme për realizimin e punimeve me pilota çeliku;
- struktura mbajtëse të përkohshme dhe të përhershme të realizuara me palankula çeliku të vazhdueshme.
(4) Ky dokument nuk zbatohet për:
- platforma offshore;
- delfinë (struktura ankorimi/mbrojtëse në porte);
- elementë përforcues të tokës.
SHËNIM: Elementet përforcuese të tokës përfshijnë bulona shkëmbi (rock bolts), gozhda toke (soil nails), beton të spërkatur (shotcrete), rrjetë teli dhe elemente veshëse (facing elements).
(5) Ky dokument nuk mbulon aspektet e mëposhtme:
- projektimin gjeoteknik;
- projektimin sizmik.
SHËNIM 1: Për projektimin gjeoteknik, shih EN 1997 (të gjitha pjesët).
SHËNIM 2: Për efektet e lëvizjeve të tokës të shkaktuara nga tërmetet, shih EN 1998 (të gjitha pjesët).
(6) Ky dokument jep metoda për: projektim me anë të llogaritjes; projektim të asistuar nga testimi.
1.2 Supozimet
(1) Përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe, zbatohen: EN 1990; EN 1991 (të gjitha pjesët); EN 1993-1 (të gjitha pjesët); EN 1997 (të gjitha pjesët).
(2) Metodat e projektimit të dhëna në EN 1993-5 janë të zbatueshme nëse:
- cilësia e zbatimit për pilota çeliku është sipas EN 12063, EN 12699, EN 14199; dhe
- cilësia e zbatimit për elementët shoqërues prej çeliku (si lidhje diagonale – bracing, ankorime, trarë shpërndarës – waling, etj.) është sipas EN 1090-2, EN 1537; dhe
- cilësia e zbatimit për betonimin e pilotave mbajtëse është sipas EN 1536; dhe
- materialet dhe produktet e ndërtimit të përdorura janë sipas pjesëve përkatëse të EN 1993 (të gjitha pjesët) ose sipas specifikimeve përkatëse të materialeve dhe produkteve.
(3) Metodat e projektimit me anë të llogaritjes zbatohen vetëm brenda kufijve të përcaktuar të vetive të materialit dhe proporcioneve gjeometrike, për të cilat ekziston përvojë e mjaftueshme dhe evidencë nga testimet.
Këto kufizime nuk zbatohen për projektimin e asistuar nga testimi.
PUBLISHED
SSH EN 1993-5:2025
60.60
Standard published
13 maj 2026