DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

prSSH EN 1993-1-14:2025

Eurokodi 3 - Projektimi i strukturave prej çeliku - Pjesa 1-14: Projektimi i asistuar nga analiza e elementëve të fundëm

Eurocode 3 - Design of steel structures - Part 1-14: Design assisted by finite element analysis

General information

40.20     9 shk 2026

40.60    11 maj 2026

DPS

DPS/KT 250

European Norm

91.010.30     91.080.13  

Scope

1.1 Fusha e zbatimit e prEN 1993-1-14
(1) Ky dokument jep parime dhe kërkesa për përdorimin e metodave numerike në projektimin e strukturave prej çeliku, më konkretisht për verifikimet në Gjendjen Kufitare të Fundit (përfshirë lodhjen – fatigue) dhe në Gjendjen Kufitare të Shërbimit. Ai jep gjithashtu parime dhe kërkesa për aplikimin e teknikave të avancuara të modelimit e elementëve të fundëm (FE) dhe teknikave të ngjashme për simulim numerik, duke përfshirë edhe vlerësimin e sigurisë.
(2) Ky dokument mbulon metodologji të përgjithshme si: Metoda e Elementëve të Fundëm (FEM), Metoda e Shiritave të Fundëm (FSM) apo Teoria e Përgjithësuar e Traut (GBT) për modelimin, analizën dhe projektimin e strukturave prej çeliku të përbëra nga elementet dhe konfigurimet e mëposhtme të nyjeve:
a) profile të petëzuara në të nxehtë (hot-rolled profiles),
b) elemente dhe fletë të formuara në të ftohtë,
c) profile me fletë të salduara (welded plated profiles),
d) profile prej çeliku inox,
e) ansamble pllakash,
f) struktura guaskë (shell structures),
g) nyje të salduara dhe të bulonuara.
Përveç rregullave të përgjithshme të projektimit, rregulla shtesë specifike mund të gjenden në pjesët përkatëse të standardit EN 1993.
(3) Ky dokument përmban rregulla të harmonizuara projektimi lidhur me: aplikimin e metodave të modelimit numerik, zhvillimin e modeleve numerike, përdorimin e llojeve të ndryshme të analizës, metodat e vlerësimit të rezultateve, përcaktimin e qëndrueshmërisë së strukturave prej çeliku për gjendje të ndryshme kufitare.
1.2 Supozimet
(1) Ky dokument jep rregulla me qëllim përdorimin nga inxhinierë me përvojë në përdorimin e analizës me elementë të fundëm (FE).
(2) Njihet fakti që analiza strukturore, e bazuar në ligjet e fizikës, është studiuar, zhvilluar dhe përdorur me sukses historikisht dhe aktualisht për projektimin dhe verifikimin e elementeve ose të sistemeve të plota strukturore. Kjo mbetet e përshtatshme për shumë zgjidhje strukturore. Megjithatë, kur kërkohet një kuptim më i detajuar i sjelljes strukturore, metodat e përshkruara në këtë dokument mund të jenë të dobishme për projektim profesional.
(3) Përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe, zbatohen: EN 1990, EN 1991 (të gjitha pjesët), pjesët e tjera përkatëse të EN 1993-1 (të gjitha nën-pjesët).
(4) Metodat e projektimit të dhëna në EN 1993-1-14 janë të zbatueshme nëse:
- cilësia e zbatimit është sipas EN 1090-2 dhe/ose EN 1090-4, dhe
- materialet dhe produktet e ndërtimit të përdorura janë sipas pjesëve përkatëse të EN 1993 (të gjitha pjesët), ose sipas specifikimeve përkatëse të materialeve dhe produkteve.

Life cycle

NOW

IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 1993-1-14:2025
40.20 DIS ballot initiated: 12 weeks
9 shk 2026

Related project

Adopted from EN 1993-1-14:2025 IDENTICAL

Preview

Vetëm seksionet informative të projekteve janë në dispozicion të publikut. Për të parë përmbajtjen e plotë, do t'ju duhet të krijoni një llogari. Nëse jeni anëtar, ju lutemi hyni në llogarinë tuaj duke klikuar në butonin "Identifikohu".

Login