Publikuar
Ky dokument përcakton një metodë për përcaktimin e vlerës kalorifike bruto të qymyrit dhe koksit në vëllim konstant dhe në temperaturën referente 25 °C, duke përdorur një kalorimetër me enë djegieje, të kalibruar përmes djegies së acidit benzoik të certifikuar.
Rezultati i përftuar është vlera kalorifike bruto e mostrës për analizë në vëllim konstant, me të gjithë ujin e produkteve të djegies në gjendje të lëngshme. Në praktikë, lënda djegëse digjet në presion konstant (atmosferik) dhe uji nuk kondensohet, por largohet në formë avulli me gazrat e djegies. Në këto kushte, nxehtësia efektive e djegies është vlera kalorifike neto e lëndës djegëse në presion konstant. Mund të përdoret gjithashtu vlera kalorifike neto në vëllim konstant; jepen formula për llogaritjen e të dyja vlerave.
Parimet dhe procedurat e përgjithshme për kalibrimin dhe për provat e lëndës djegëse janë të specifikuara në tekstin kryesor, ndërsa ato që lidhen me përdorimin e një tipi të veçantë instrumenti kalorimetrik përshkruhen në Aneksët A deri në C. Aneksi D përmban lista kontrolli për kryerjen e kalibrimit dhe provave të lëndës djegëse duke përdorur tipe të caktuara kalorimetrash. Aneksi E jep shembuj që ilustrojnë disa nga llogaritjet. Aneksi F ofron udhëzime për përdorimin e sigurt, mirëmbajtjen dhe testimin e enës së djegies së kalorimetrit.
SHËNIM: Përshkrues: lëndë djegëse të ngurta, qymyr, koks, prova, përcaktim, vlerë kalorifike, rregulla llogaritjeje, kalorimetri.
WITHDRAWN
SSH ISO 1928:2020
PUBLISHED
SSH ISO 1928:2025
60.60
Standard published
12 shk 2026