Publikuar
Ky dokument përcakton Modelin e Përgjithshëm të Veçorive (General Feature Model – GFM) si metamodel për krijimin e skemave të aplikimit në kontekstin e modelimit të informacionit gjeografik.
GFM shpjegohet dhe zbatohet përmes rregullave për krijimin dhe dokumentimin e skemave të aplikimit, duke përfshirë edhe parimet për përcaktimin e veçorive.
Ky dokument zbatohet për:
— modelimin konceptual të veçorive dhe vetive të tyre nga një univers i caktuar ligjërimi;
— përcaktimin e skemave të aplikimit;
— rregullat e përgjithshme për përdorimin e një gjuhe të skemës konceptuale për skemat e aplikimit;
— rregullat për skemat e aplikimit që përdorin UML-në si gjuhë të skemës konceptuale;
— kalimin nga konceptet e modelit konceptual në llojet e të dhënave në skemën e aplikimit;
— integrimin e skemave të standardizuara nga standarde të tjera ISO për informacionin gjeografik me skemën e aplikimit.
Ky dokument nuk zbatohet për:
— zgjedhjen e një gjuhe të veçantë të skemës konceptuale për skemat e aplikimit;
— përcaktimin e skemave specifike të aplikimit;
— paraqitjen e llojeve të veçorive dhe vetive të tyre në një katalog veçorish;
— paraqitjen e metadatave;
— rregullat për hartëzimin e një skeme aplikimi me një tjetër;
— implementimin e skemës së aplikimit në një mjedis kompjuterik;
— projektimin e sistemeve kompjuterike dhe programeve të aplikimit;
— programimin.
WITHDRAWN
SSH EN ISO 19109:2015
PUBLISHED
SSH EN ISO 19109:2025
60.60
Standard published
19 gush 2026