Publikuar
Ky dokument përcakton karakteristikat universale dhe të specializuara të burimeve të terminologjisë shëndetësore, të cilat i bëjnë ato të përshtatshme për qëllimet e kërkuara nga aplikacione të ndryshme. Ai mbulon vetëm burimet e terminologjisë që janë projektuar kryesisht për t’u përdorur për përfaqësimin e koncepteve klinike, ose ato pjesë të burimeve të tjera të terminologjisë që janë projektuar për këtë qëllim.
Ky dokument i ndihmon përdoruesit të vlerësojnë nëse një terminologji ka karakteristikat ose ofron funksionet që mbështesin kërkesat e tyre të përcaktuara. Për këtë qëllim, dokumenti përqendrohet në përcaktimin e karakteristikave dhe funksioneve të burimeve terminologjike në fushën e shëndetësisë, të cilat mund të përdoren për të identifikuar lloje të ndryshme të burimeve terminologjike për qëllime kategorizimi.
SHËNIM 1 – Kategorizimi i sistemeve terminologjike shëndetësore vetëm sipas emrit të sistemit mund të mos jetë i dobishëm dhe në të kaluarën ka shkaktuar konfuzion.
Aspektet e mëposhtme nuk mbulohen nga ky dokument:
— vlerësimi i burimeve terminologjike;
— kërkesat e shërbimeve shëndetësore për burimet terminologjike dhe kriteret e vlerësimit të bazuara në karakteristikat dhe funksionet e tyre;
— natyra dhe cilësia e hartëzimeve (mappings) ndërmjet terminologjive të ndryshme;
SHËNIM 2 – Ka pak gjasa që një terminologji e vetme të përmbushë të gjitha kërkesat terminologjike të një organizate shëndetësore. Disa ofrues të terminologjive krijojnë hartëzime drejt sistemeve administrative ose të klasifikimit, si p.sh. Klasifikimi Ndërkombëtar i Sëmundjeve (ICD). Ekzistenca e këtyre hartëzimeve do të ishte një faktor që duhet marrë në konsideratë gjatë vlerësimit të terminologjisë.
— natyra dhe cilësia e hartëzimeve ndërmjet versioneve të ndryshme të së njëjtës terminologji;
SHËNIM 3 – Për të mbështetur migrimin e të dhënave dhe rikthimin e të dhënave historike, ofruesit e terminologjive mund të krijojnë hartëzime ndërmjet versioneve të ndryshme të terminologjisë së tyre. Ekzistenca e këtyre hartëzimeve do të ishte një faktor që duhet marrë në konsideratë gjatë vlerësimit të terminologjisë.
— kërkesat për serverët e terminologjisë, si dhe teknikat dhe mjetet për zhvilluesit e terminologjive;
— karakteristikat për terminologjitë e biologjisë kompjuterike.
WITHDRAWN
SSH EN ISO 17117-1:2023
PUBLISHED
SSH EN ISO 17117-1:2025
60.60
Standard published
19 gush 2026