Publikuar
Ky dokument specifikon një metodë për përcaktimin e dendësisë së dukshme të biokarburanteve të ngurta, duke përdorur një enë matëse të standardizuar.
Kjo metodë zbatohet për të gjitha biokarburantet e ngurta të derdhshme, me madhësi nominale maksimale të grimcave deri në 63 mm, ndërsa gjatësia maksimale e grimcave është 200 mm. Për lëndët djegëse me madhësi nominale më të madhe se 63 mm, përshkruhet një metodë tjetër.
Dendësia e dukshme nuk është një vlerë absolute; prandaj, kushtet për përcaktimin e saj duhet të standardizohen në mënyrë që të sigurohen rezultate të matjes të krahasueshme.
SHËNIM: Dendësia e dukshme e biokarburanteve të ngurta është subjekt i ndryshimeve për shkak të disa faktorëve si dridhja, goditja, presioni, biodegradimi, tharja dhe lagështimi. Prandaj, dendësia e matur e dukshme mund të devijojë nga kushtet reale gjatë transportit, magazinimit ose transbordimit.
WITHDRAWN
SSH EN ISO 17828:2015
PUBLISHED
SSH EN ISO 17828:2025
60.60
Standard published
2 korr 2026