DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

DS CEN/TR 16389:2025

Lëndë djegëse për automjete - Naftë parafinike dhe përzierjet e saj me estere metilikë të acideve yndyrore (FAME) - Informacion shpjegues i parametrave të kërkuar, kufijtë përkatës dhe metodat e përcaktimit të tyre

Automotive fuels - Paraffinic diesel fuel and blends with FAME - Background to the parameters required and their respective limits and determination
2 korr 2026

General information

60.60     2 korr 2026

95.99   

DPS

DPS/KT 19

Technical Report

75.160.20     75.160.40  

anglisht  

Buying

Publikuar

Language in which you want to receive the document.

Scope

Ky dokument shpjegon kërkesat dhe metodat e provës për naftën parafinike (paraffinic diesel fuel) të prodhuar me procese sinteze ose hidrotrajtimi. Sinteza i referohet proceseve XTL (X-to-Liquid), ku shkronja X përfaqëson lëndë të para të ndryshme, si: G – Gaz (Gas-to-Liquid, GTL), B – Biomasë (Biomass-to-Liquid, BTL), C – Qymyr (Coal-to-Liquid, CTL), ndërsa TL (To-Liquid) nënkupton shndërrimin e këtyre lëndëve në karburant të lëngshëm. Hidrotrajtimi i vajrave bimore dhe yndyrnave shtazore prodhon Vaj Bimor të Hidrotrajtuar (HVO – Hydrotreated Vegetable Oil). Nafta parafinike mund të përzihet me deri në 7,0 % (V/V) estere metilikë të acideve yndyrore (FAME). Ky dokument ofron informacion shpjegues mbi tekstin përfundimtar të EN 15940 dhe jep udhëzime për prodhuesit, përzierësit, shpërndarësit dhe përdoruesit e naftës parafinike për automjete.
Nafta parafinike është një karburant me cilësi të lartë, me djegie të pastër dhe me përmbajtje pothuajse zero të squfurit dhe komponimeve aromatike. Ajo mund të përdoret në motorët me naftë dhe ndihmon në uljen e emetimeve të ndotësve të rregulluar. Për të arritur reduktimin maksimal të emetimeve, mund të nevojitet kalibrim specifik i motorit. Disa lloje të naftës parafinike, veçanërisht HVO, mund të kontribuojnë gjithashtu në rritjen e përqindjes së karburanteve të prodhuara nga burime të rinovueshme ose jo me origjinë nga nafta bruto në sektorin e transportit.
Për funksionimin normal të motorëve me naftë, qëndrueshmërinë dhe vlefshmërinë e garancisë së automjetit, përdorimi i naftës parafinike kërkon verifikimin e përputhshmërisë së karburantit me automjetin. Për disa motorë ekzistues ky verifikim ende është i nevojshëm. Përpara përdorimit duhet të konsultohet prodhuesi i automjetit.
SHËNIM 1: Ky dokument lidhet drejtpërdrejt me EN 15940 dhe do të përditësohet kur të publikohen dokumente të reja.
SHËNIM 2: Nafta parafinike përdoret gjithashtu si përbërës në përzierjet e karburantit dizel për automjete. Në këto raste, përbërja dhe vetitë e përzierjes përfundimtare përcaktohen nga standardet përkatëse të specifikimeve të karburanteve.
SHËNIM 3: Për qëllimet e këtij dokumenti, termat % (m/m) dhe % (V/V) përfaqësojnë përkatësisht fraksionin në masë dhe fraksionin në vëllim.

Life cycle

PREVIOUSLY

WITHDRAWN
DS CEN/TR 16389:2023

NOW

PUBLISHED
DS CEN/TR 16389:2025
60.60 Standard published
2 korr 2026

Related project

Adopted from CEN/TR 16389:2025 IDENTICAL