Ky dokument specifikon një metodë prove me spektrometri të fluoreshencës me rreze X me shpërndarje sipas gjatësisë së valës (WDXRF) për përcaktimin e përmbajtjes së squfurit në etanolin (E85) si lëndë djegëse për automobila [3], që përmban nga 50 % (V/V) deri në 85 % (V/V) etanol, në intervalin 5 mg/kg deri në 20 mg/kg, duke përdorur instrumente me ngacmim monokromatik ose ngacmim polikromatik.
SHËNIM 1 Përmbajtja e squfurit mbi 20 mg/kg mund të përcaktohet pas hollimit të mostrës me një tretës të përshtatshëm. Megjithatë, saktësia e metodës nuk është përcaktuar për mostrat e holluara.
SHËNIM 2 Për qëllimet e këtij dokumenti, termat "% (m/m)" dhe "% (V/V)" përdoren për të përfaqësuar përkatësisht fraksionin në masë (μ) dhe fraksionin në vëllim (φ) të një materiali.
PARALAJMËRIM - Përdorimi i këtij dokumenti mund të përfshijë materiale, procedura dhe pajisje të rrezikshme. Ky dokument nuk synon të trajtojë të gjitha problemet e sigurisë që lidhen me përdorimin e tij. Është përgjegjësi e përdoruesit të këtij dokumenti të vendosë praktikat e duhura për sigurinë dhe shëndetin në punë, si dhe të përcaktojë zbatueshmërinë e kufizimeve rregullatore përkatëse përpara përdorimit.
PUBLISHED
SSH EN 16997:2017
IN_DEVELOPMENT
prSSH EN 16997:2025
50.99
FDIS or proof approved for publication
24 qer 2026