Publikuar
Ky dokument përmban dispozita për projektimin gjeoteknik që janë të zbatueshme për një gamë të gjerë strukturash në det të hapur (offshore), dhe jo për një tip të veçantë strukture. Dokumenti paraqet metoda të zhvilluara për projektimin e: themeleve të cekëta me raport ndërmjet gjatësisë së futur në shtratin e detit (L) dhe diametrit (D), L/D < 0,5;
themeleve me raport të ndërmjetëm futje në shtratin e detit, të cilat zakonisht kanë 0,5 ≤ L/D ≤ 10 (shih Nenin 7);
themeleve me pilota të gjata dhe fleksibël me L/D > 10 (shih Nenet 8 dhe 9).
Dokumenti gjithashtu ofron udhëzime lidhur me aspektet e ndërveprimit të dherave me strukturën për linjat e transportit të rrjedhës (flowlines), ngritësit vertikalë (risers) dhe tubat drejtues (conductors) (shih Nenin 10), si dhe për ankorimet e instalimeve lundruese (shih Nenin 11).
Ky dokument përmban gjithashtu udhëzime të përmbledhura mbi kantierin dhe karakterizimin e dherave, si dhe identifikimin e rreziqeve gjeoteknike (shih Nenin 6).
Ky dokument mund të zbatohet edhe për projektimin e themeleve të strukturave në det te hapur (offshore) të përdorura në industrinë e energjisë me emetime të ulëta të karbonit.
WITHDRAWN
SSH EN ISO 19901-4:2016
PUBLISHED
SSH EN ISO 19901-4:2025
60.60
Standard published
2 korr 2026