Publikuar
Ky dokument përcakton një metodë prove për përcaktimin e karakteristikave të pajisjes lidhur me difraksionin e zërit, për pajisjet shtesë të instaluara në pjesën e sipërme të pajisjeve për reduktimin e zhurmës së trafikut rrugor. Metoda e provës parashikon matjen e nivelit të presionit të zanor në disa pika reference, pranë skajit të sipërm të një pajisjeje për reduktimin e zhurmës së trafikut rrugor, me dhe pa pajisjen shtesë të instaluar në pjesën e sipërme të saj. Efektiviteti i pajisjes shtesë llogaritet si diferenca ndërmjet vlerave të matura me dhe pa pajisjen shtesë, duke korrigjuar çdo ndryshim në lartësi. Metoda e përcaktuar jep përfitimin akustik në krahasim me një barrierë të thjeshtë me të njëjtën lartësi. Megjithatë, në praktikë, pajisja shtesë mund të rrisë lartësinë e barrierës dhe kjo mund të sigurojë mbrojtje shtesë nga zëri, në varësi të pozicionit të burimit të zërit dhe marrësit.
Ky dokument zbatohet për:
— kualifikimin paraprak, në ambiente të jashtme ose të brendshme, të pajisjeve shtesë që do të instalohen mbi pajisjet për reduktimin e zhurmës së trafikut rrugor;
— përcaktimin e diferencës së indeksit të difraksionit të zërit të pajisjeve shtesë gjatë përdorimit real;
— krahasimin e specifikimeve të projektimit me të dhënat reale të performancës pas përfundimit të punimeve të ndërtimit;
— verifikimin e performancës afatgjatë të pajisjeve shtesë, nëpërmjet zbatimit të përsëritur të kësaj metode;
— procesin interaktiv të projektimit të produkteve të reja, duke përfshirë hartimin e manualeve të instalimit.
Metoda e provës mund të zbatohet si në vendin e instalimit (in situ), ashtu edhe mbi mostra të ndërtuara posaçërisht për t'u testuar, duke përdorur metodën e përshkruar në këtë dokument.
Rezultatet shprehen si funksion i frekuencës, në banda oktavore të një të tretës, ndërmjet 100 Hz dhe 5 kHz.
Nëse nuk është e mundur të merren rezultate të vlefshme të matjeve për të gjithë intervalin e frekuencave të përcaktuar, rezultatet jepen për intervalin e kufizuar të frekuencave, dhe arsyet e këtij kufizimi ose të këtyre kufizimeve raportohen qartë.
Nga të dhënat e frekuencës llogaritet një vlerësim me një numër të vetëm.
Për matjet në ambiente të brendshme, shih Aneksin D.
WITHDRAWN
SSH EN 1793-4:2015
PUBLISHED
SSH EN 1793-4:2025
60.60
Standard published
31 gush 2026