DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

prSSH EN ISO 21043-4:2025

Shkenca kriminalistike - Pjesa 4: Interpretimi (ISO 21043-4:2025)

Forensic sciences - Part 4: Interpretation (ISO 21043-4:2025)

General information

50.99     18 gush 2026

60.60   

DPS

DPS/KT 304

European Norm

07.140  

Scope

Ky dokument përcakton kërkesat dhe jep rekomandime për interpretimin e vëzhgimeve, me qëllim arritjen e opinioneve profesionale që u japin përgjigje pyetjeve të rëndësishme për vendimmarrjen gjatë hetimeve ose procedurave ligjore.
Ky dokument përcakton kërkesa që zbatohen për të gjitha disiplinat e shkencave kriminalistike. Këto kërkesa zbatohen si kur opinioni bazohet drejtpërdrejt në gjykimin njerëzor, ashtu edhe kur opinioni bazohet në interpretimin përmes një modeli statistikor.
Ky dokument zbatohet për interpretimin që kryhet në vendin e ngjarjes, brenda një objekti/mjedisi të specializuar ose në kuadër të një procesi gjyqësor.
Dokumenti përcakton kërkesa të hartuara për të garantuar integritetin e procesit të interpretimit të vëzhgimeve, duke përfshirë përdorimin e modeleve statistikore ose të gjykimit njerëzor, për të trajtuar propozime alternative, bazuar në pyetjet e parashtruara nga klienti.
Interpretimi nuk është i nevojshëm dhe kërkesat e këtij dokumenti nuk zbatohen nëse vëzhgimet që rezultojnë nga analiza i japin drejtpërdrejt përgjigje pyetjes përkatëse.
SHEMBULL: Në kiminë analitike, substancat shpesh identifikohen ose klasifikohen. Me kusht që metodat analitike të aplikuara të mos kenë kufizime në selektivitet ose ndjeshmëri për pyetjen e caktuar, vëzhgimet mund të çojnë drejtpërdrejt në përcaktimin e emrit të substancës (identifikim) ose të një lloji materiali (klasifikim). Për qëllimet e këtij dokumenti, kjo nuk konsiderohet interpretim.

Life cycle

NOW

IN_DEVELOPMENT
prSSH EN ISO 21043-4:2025
50.99 FDIS or proof approved for publication
18 gush 2026

Related project

Adopted from EN ISO 21043-4:2025 IDENTICAL

Adopted from ISO 21043-4:2025 IDENTICAL