DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

SSH EN 16510-2-2:2022

Pajisje shtëpiake me lëndë djegëse të ngurtë - Pjesa 2-2: Pajisje të integruara (inkaso), përfshirë vatrat e hapura (oxhaqet)

Residential solid fuel burning appliances - Part 2-2: Inset appliances including open fires
29 dhj 2025

General information

60.60     29 dhj 2025

95.99   

DPS

DPS/KT 269

European Norm

97.100.30  

anglisht  

Buying

Publikuar

Language in which you want to receive the document.

Scope

Ky dokument zbatohet për pajisjet e integruara (inkaso), përfshirë oxhaqet e hapura, që djegin lëndë djegëse të ngurta (pajisje inkaso me furnizim manual me lëndë djegëse të ngurta, me ose pa modifikim funksional, që funksionojnë pa ose me dyer tek vatra e zjarrit ose me dyer vetëm të mbyllura ose si të mbyllura ashtu edhe të hapura, dhe përfshin gjithashtu oxhaqet e hapur që djegin lëndë djegëse të ngurta).
Qëllimi i përdorimit të këtyre pajisjeve është ngrohja e ambienteve në ndërtesa rezidenciale. Ato mund të pajisen me një kaldajë (pjesë integrale e pajisjes që përmban ujë për t’u ngrohur) për furnizimin me ujë të nxehtë për sistemet qendrore të ngrohjes.
Pjesët përbërëse të pajisjeve janë të integruara me ndërtesën, me përjashtim të pajisjeve që qëndrojnë vetë (free-standing) dhe atyre pajisjeve inkaso që instalohen në zgavrat ose hapësirat e vatrave të zjarrit (oxhaqeve)
Këto pajisje mund të djegin një ose më shumë nga llojet e mëposhtme të lëndëve djegëse të ngurta, siç përcaktohet:
- dru zjarri (trungje druri);
- dru i ngjeshur i patrajtuar;
- pelet druri;
- briketa ligniti;
- lëndë djegëse minerale të ngurta;
- briketa torfe.
Ky dokument është gjithashtu i zbatueshëm për pajisjet inkaso të tipit Kachelofen/Putzofen (soba me pllaka qeramike/suva), që kanë fuqi termike nominale deri në 15 kW.
Ky dokument nuk zbatohet për pajisjet me ajër për djegien të asistuar nga ventilatori ose për pajisjet me furnizim mekanik me lëndë djegëse.
Komponentët e oxhaqeve të hapura, si p.sh. grila e poshtme me pjesën përkatëse të përparme të zjarrit, me qëllim instalimin në një varër zjarri ekzistuese rezistente ndaj nxehtësisë dhe të izoluar, nuk mbulohen nga ky dokument.
Ky dokument përcakton procedurat për vlerësimin dhe verifikimin e qëndrueshmërisë së performancës (AVCP) të karakteristikave të pajisjeve inkaso që djegin lëndë djegëse të ngurta, përfshirë oxhaqet e hapura.

Related directives

Directives related to this standards.

305/2011

Rregullorja (BE) Nr. 305/2011 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 9 Mars 2011 që parashtron kushtet e harmonizuara për tregtimin e produkteve të ndërtimit dhe shfuqizimin e Direktivës së Këshillit KEE/89/106

Të harmonizuara

Life cycle

NOW

PUBLISHED
SSH EN 16510-2-2:2022
60.60 Standard published
29 dhj 2025

Related project

Adopted from EN 16510-2-2:2022 IDENTICAL