Publikuar
ISO 6145 është një seri dokumentesh që trajtojnë metoda të ndryshme dinamike të përdorura për përgatitjen e përzierjeve të gazrave për kalibrim. Ky dokument përcakton një metodë për përgatitjen e vazhdueshme të përzierjeve të gazrave për kalibrim, nga gazra nominalisht të pastër ose përzierje gazi, duke përdorur kontrollues termik të rrjedhës së masës (thermal mass-flow controllers). Metoda është e zbatueshme për përgatitjen e përzierjeve të gazrave që nuk reagojnë, dmth ato që nuk reagojnë me asnjë material të ndërtimit të rrugës së rrjedhës në kontrolluesin termik të rrjedhës ose pajisjet ndihmëse.
Nëse kjo metodë përdoret për përgatitjen e përzierjeve të gazrave për kalibrim, performanca optimale është si më poshtë: pasiguria relative e zgjeruar e matjes U, e llogaritur duke shumëzuar pasigurinë standarde me një faktor mbulimi k = 2, nuk duhet të jetë më e madhe se 2%.
Nëse përdoren gazra të përzier paraprakisht në vend të gazrave të pastër, mund të arrihen përqindje molekulare më të vogla se 10⁻⁶. Matja e rrjedhës së masës nuk është absolute dhe kontrolluesi i rrjedhës kërkon kalibrim të pavarur.
Avantazhi i kësaj metode është se mund të përgatitet një sasi e madhe e përzierjes së gazit për kalibrim në mënyrë të vazhdueshme dhe përzierjet me shumë komponentë mund të përgatiten po aq lehtësisht sa përzierjet binare, nëse përdoret numri i duhur i kontrolluesve termikë të rrjedhës së masës.
SHËNIM: Sistemet e përzierjes së gazit, të bazuara në kontrollues termik të rrjedhës së masës dhe disa prej tyre me mundësi kompjuterizimi dhe kontroll automatik, janë të disponueshme në treg.
WITHDRAWN
SSH EN ISO 6145-7:2012
PUBLISHED
SSH EN ISO 6145-7:2018
60.60
Standard published
29 dhj 2025