DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

SSH EN ISO 2719:2025

Përcaktimi i pikës së ndezjes – Metoda Pensky-Martens me kupë të mbyllur (ISO 2719:2025)

Determination of flash point - Pensky-Martens closed cup method (ISO 2719:2025)
29 dhj 2025

General information

60.60     29 dhj 2025

95.99   

DPS

DPS/KT 19

European Norm

75.080  

anglisht  

Buying

Publikuar

Language in which you want to receive the document.

Scope

Ky dokument specifikon tre procedura, A, B dhe C, duke përdorur pajisjen Pensky-Martens me kupë të mbyllur, për përcaktimin e pikës së ndezjes së lëngjeve të djegshme, lëngjeve me solide të pezulluara, lëngjeve që kanë tendencë të formojnë një film sipërfaqësor në kushtet e provës, biodizelit dhe lëngjeve të tjera, në intervalin e temperaturës nga 40 °C deri në 370 °C.
SHËNIM 1 — Megjithëse, nga pikëpamja teknike, vajguri (kerosene) me pikë ndezjeje mbi 40 °C mund të testohet duke përdorur këtë dokument, praktika standarde është që vajguri të testohet sipas ISO 13736. Në mënyrë të ngjashme, vajrat lubrifikues zakonisht testohen sipas ISO 2592.
Procedura A është e zbatueshme për karburantet distiluese (dizel, përzierje biodizeli, vaj ngrohjeje dhe karburante turbine), vajra lubrifikues të rinj dhe në përdorim, bojëra dhe llaqe, si dhe lëngje të tjera homogjene që nuk përfshihen në fushën e zbatimit të procedurave B ose C.
Procedura B është e zbatueshme për vajra karburanti rezidualë, reziduale të holluara (cutback), vajra lubrifikues të përdorur, përzierje lëngjesh me solide, si dhe lëngje që kanë tendencë të formojnë një film sipërfaqësor në kushtet e provës ose që kanë një viskozitet kinematik të tillë saqë nuk nxehen në mënyrë uniforme nën kushtet e përzierjes dhe ngrohjes të procedurës A.
Procedura C është e zbatueshme për esteret metilike të acideve yndyrore (FAME), siç specifikohen në standarde të tilla si EN 14214 ose ASTM D6751.
Ky dokument nuk është i zbatueshëm për bojëra dhe llaqe me bazë uji.
SHËNIM 2 — Bojërat dhe llaqet me bazë uji mund të testohen duke përdorur ISO 3679. Lëngjet që përmbajnë gjurmë të materialeve shumë të paqëndrueshme mund të testohen duke përdorur ISO 1523 ose ISO 3679.

Life cycle

PREVIOUSLY

WITHDRAWN
SSH EN ISO 2719:2016

WITHDRAWN
SSH EN ISO 2719:2016/A1:2021

NOW

PUBLISHED
SSH EN ISO 2719:2025
60.60 Standard published
29 dhj 2025

Related project

Adopted from EN ISO 2719:2025 IDENTICAL

Adopted from ISO 2719:2025 IDENTICAL