Publikuar
Ky dokument përcakton procesin e detajuar dhe kriteret për marrjen e vendimeve gjatë kryerjes së një shkëmbimi informacioni, siç përcaktohet nga seria ISO 19650, me qëllim sigurimin e cilësisë së modelit të informacionit të projektit ose të modelit të informacionit të asetit që rezulton. Ai detajon zbatimin e koncepteve të ISO 19650-1 dhe është i zbatueshëm për çdo shkëmbim informacioni brenda fazave të dorëzimit të mbuluara nga ISO 19650-2 dhe ngjarjeve nxitëse operacionale të mbuluara nga ISO 19650-3.
Ky dokument zbatohet për asete të të gjitha madhësive dhe niveleve të kompleksitetit. Kjo përfshin portofolë ndërtesash, kampuse, rrjete infrastrukturore, ndërtesa individuale dhe elemente të infrastrukturës. Kërkesat në këtë dokument duhet të zbatohen në mënyrë të përshtatshme me shkallën dhe kompleksitetin e asetit.
Ky dokument përdor shprehjen “duhet të konsiderojë”. Kjo shprehje përdoret për të prezantuar një listë elementesh për të cilat personi në fjalë kërkohet të mendojë me kujdes në lidhje me kërkesën kryesore të përshkruar në nënklauzolë. Shkalla e analizës së kërkuar, koha e nevojshme për ta kryer atë dhe nevoja për prova mbështetëse varen nga kompleksiteti i asetit, përvoja e personit/ave të përfshirë dhe kërkesat e çdo politike kombëtare për zbatimin e modelimit të informacionit të ndërtesave (BIM).
Për asete relativisht të vogla ose të thjeshta, mund të jetë e mundur që disa nga këto elemente “duhet të konsiderojë” të përmbushen, ose të përjashtohen si jo të rëndësishme, shumë shpejt. Një mënyrë për të ndihmuar në identifikimin se cilat deklarata “duhet të konsiderojë” janë relevante, është shqyrtimi i secilës deklaratë dhe krijimi i shablloneve për asete me madhësi dhe nivele të ndryshme kompleksiteti.
PUBLISHED
SSH EN ISO 19650-4:2022
60.60
Standard published
18 dhj 2025