Publikuar
Ky dokument përcakton kërkesat e sigurisë, disa kërkesa funksionale dhe shënjimin e valvulave dhe komponentëve të tjerë me trupa të ngjashëm, të cilët më poshtë do të quhen valvula, për përdorim në sistemet ftohës, përfshirë pompat e nxehtësisë.
Ky dokument përfshin kërkesat për valvulat me tubacion shtesë (extension pipes).
Ky dokument përshkruan procedurën që duhet ndjekur gjatë projektimit të pjesëve të valvulave që i nënshtrohen presionit, si dhe kriteret që duhet të përdoren në zgjedhjen e materialeve.
Ky dokument përshkruan metodat me të cilat mund të merren parasysh vlerat e reduktuara të ndikimit (impaktit) në temperatura të ulëta në mënyrë të sigurt.
Ky dokument zbatohet për projektimin e trupave dhe kapakëve për pajisjet e lehtësimit të presionit, përfshirë pajisjet me membranë sigurie, me qëllim mbajtjen e presionit, por nuk zbatohet për aspekte të tjera të projektimit ose përdorimit të pajisjeve të lehtësimit të presionit.
Për më tepër, ky dokument zbatohet për valvulat me temperaturë maksimale pune jo më shumë se 200 °C dhe presion maksimal pune jo më shumë se 160 bar [1].
[1] 1 bar = 0,1 MPa.
Directives related to this standards.
PUBLISHED
SSH EN ISO 21922:2021
60.60
Standard published
29 dhj 2025
PUBLISHED
SSH EN ISO 21922:2021/A1:2024