Publikuar
Ky dokument përshkruan metodën e kromatografisë së gazit – spektroskopisë së lëvizshmërisë së joneve (GC-IMS) për përcaktimin e përqendrimit të siloksaneve në biometan. Metoda është e zbatueshme për siloksanët e mëposhtëm:
Hekzametildisiloksani (L2);
Oktametiltrisiloksani (L3);
Dekametiltetrasiloksani (L4);
Dodekametilpentasiloksani (L5);
Hekzametilciklotrisiloksani (D3);
Oktametilciklotetrasiloksani (D4);
Dekametilciklopentasiloksani (D5);
Dodekametilciklohekzasiloksani (D6).
Ky dokument përshkruan strategjitë e përshtatshme të kalibrimit dhe matjes për të përcaktuar sasinë e siloksaneve në (bio)metan rreth dhe mbi nivelin 0,3 mg m-3 (14 µmol mol-1) dhe zbatohet për analizat brenda intervaleve të presionit absolut prej 1 bar – 2 bar, temperaturave 0 °C – 40 °C dhe lagështisë relative < 90%.
PUBLISHED
SSH EN ISO 2613-2:2023
60.60
Standard published
7 pri 2025