Publikuar
Ky dokument specifikon Proçedurën A, duke përdorur viskometra manualë qelqi, dhe Proçedurën B, duke përdorur viskometra kapilarë qelqi të automatizuar, për përcaktimin e viskozitetit kinematik, ν, të produkteve transparente dhe opake. Fusha e aplikimit përfshin produkte të lëngëta nafte, metil ester të acidit yndyror (FAME), naftë parafinike, vaj vegjetal të trajtuar me hidrogjen (HVO), përzierje gaz në lëng (GTL) dhe përzierje biokarburantesh nafte deri në 50% FAME. Viskoziteti kinematik përcaktohet duke matur kohën që një vëllim lëngu kalon nën gravitet përmes një viskometri kapilari qelqi të kalibruar. Viskoziteti dinamik, η, merret duke shumëzuar viskozitetin kinematik të matur me dendësinë, ρ, të lëngut. Shtrirja e viskozitetit kinematik të mbuluar nga kjo metodë prove është nga 0,2 mm²/s deri në 300.000 mm²/s brenda intervalit të temperaturës –20 °C deri +150 °C.
SHËNIM: Rezultati i marrë nga ky dokument është i varur nga sjellja e kampionit dhe është i destinuar për t’u aplikuar në lëngje për të cilat kryesisht forca e prerjes dhe shpejtësia e prerjes janë proporcionale (sjellje e rrjedhjes Newtoniane). Megjithatë, nëse viskoziteti ndryshon në mënyrë të ndjeshme me shkallën e prerjes, mund të merren rezultate të ndryshme nga viskometra të cilët kanë diametra kapilari të ndryshëm. Janë përfshirë gjithashtu, proçedura dhe vlerat e saktësisë për vajra të mbetur nga rafinimi, të cilët nën disa kushte shfaqin sjellje jo-Newtoniane.
WITHDRAWN
SSH EN ISO 3104:2020
PUBLISHED
SSH EN ISO 3104:2023
60.60
Standard published
7 pri 2025