Publikuar
Ky dokument:
— përcakton një Model të fushës së administrimit tokësor (LADM), që mbulon komponentët bazë të informacionit që lidhet me administrimin dhe/ose rregullimin gjeohapësinor të tokës;
— ofron një model abstrakt dhe konceptual, me paketa që lidhen me:
palët (persona fizikë dhe organizata),
njësitë themelore administrative, të drejtat, përgjegjësitë dhe kufizimet (RRR – Rights, Responsibilities, Restrictions),
njësitë hapësinore,
një model konceptual të përgjithshëm (burimet dhe objektet e versionuara);
— ofron një terminologji për administrimin dhe/ose rregullimin gjeohapësinor të tokës, të bazuar në sisteme të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, e formuluar sa më thjesht që të jetë praktike në përdorim.
Kjo terminologji mundëson një përshkrim të përbashkët të praktikave dhe procedurave të ndryshme formale ose joformale, në juridiksione të ndryshme.
— ofron një model përmbajtjeje të pavarur nga kodimi, duke mundësuar mbështetjen e formateve të ndryshme të kodimit;
— ofron një bazë për hartimin e profileve kombëtare dhe rajonale;
— mundëson integrimin e informacionit të administrimit dhe/ose rregullimit të tokës nga burime të ndryshme në mënyrë të harmonizuar.
Jashtë fushës së këtij dokumenti janë:
— ndërhyrja në legjislacionin (kombëtar) për administrimin/rregullimin e tokës, për shkak të mundësisë së përshkrimit të llojeve të ndryshme të sistemeve me të njëjtin notacion, çka mund të sjellë implikime të mundshme ligjore;
— ndërtimi i bazave të të dhënave të jashtme që përmbajnë: të dhëna mbi palët, të dhëna adresash, të dhëna mbi mbulesën e tokës, të dhëna mbi rrjetet fizike të shërbimeve (infrastrukturës), të dhëna arkivore dhe tatimore.
Megjithatë, LADM ofron klasa stereotipike për këto grupe të dhënash, për të treguar se cilët elementë të të dhënave parashikohen nga LADM nga këto burime të jashtme, nëse janë të disponueshme.
Ky dokument ofron konceptet dhe strukturën themelore për standardizimin në fushën e administrimit dhe rregullimit të tokës.
Ai përcakton një skemë të përgjithshme që mundëson përshkrimin e informacionit rregullator, si dhe shprehjen e marrëdhënieve me palë dhe grupe të shumta, së bashku me një strukturë referimi që lejon gjurmimin e burimeve të të gjitha sistemeve të informacionit.
Dokumenti vendos elementët e përbashkët dhe skemën bazë, mbi të cilat mund të ndërtohen skemë më të detajuara, në përputhje me nevojat kombëtare apo lokale.
WITHDRAWN
SSH EN ISO 19152:2012
PUBLISHED
SSH EN ISO 19152-1:2024
60.60
Standard published
11 korr 2025