DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

SSH EN ISO 12813:2024

Mbledhja elektronike e tarifave - Komunikimi për verifikimin e përputhshmërisë për sistemet autonome (ISO 12813:2024)

Electronic fee collection - Compliance check communication for autonomous systems (ISO 12813:2024)
11 korr 2025

General information

60.60     11 korr 2025

95.99   

DPS

DPS/KT 224

European Norm

03.220.20     35.240.60  

anglisht  

Buying

Publikuar

Language in which you want to receive the document.

Scope

Ky dokument përcakton kërkesat për komunikimin me rreze të shkurtër (short-range communication) për qëllime të kontrollit të përputhshmërisë në sistemet autonome të mbledhjes elektronike të tarifave rrugore. Komunikimi i kontrollit të përputhshmërisë (CCC) zhvillohet ndërmjet pajisjes së bordit të një automjeti (OBE) dhe një pajisjeje pyetëse (interrogator) [pajisje rrugore fikse ose lëvizëse (RSE) ose njësi dore], dhe ka për qëllim të verifikojë nëse të dhënat e transmetuara nga OBE-ja pasqyrojnë saktë përdorimin e rrugës nga automjeti përkatës, në përputhje me rregullat e regjimit të tarifimit përkatës.
Operatori i pajisjes pyetëse për kontrollin e përputhshmërisë supozohet të jetë pjesë e rolit të tarifimit rrugor, siç përcaktohet në standardin ISO 17573-1. CCC-ja mundëson identifikimin e OBE-së, automjetit dhe kontratës, si dhe verifikimin nëse drejtuesi i automjetit ka përmbushur detyrimet e tij, së bashku me statusin e kontrollit dhe performancën e OBE-së. CCC-ja lexon, por nuk shkruan, të dhëna nga OBE-ja.
Ky dokument zbatohet për OBE-të që operojnë në modalitet autonom. Nuk aplikohet për kontrollin e përputhshmërisë në sistemet e tarifimit që bazohen në komunikimin e dedikuar me rreze të shkurtër (DSRC).
Dokumenti përcakton sintaksën dhe semantikën e të dhënave, por jo një sekuencë të komunikimit. Të gjitha atributet e specifikuara këtu janë të kërkuara në çdo OBE që pretendohet të jetë në përputhje me këtë dokument, edhe nëse disa vlera vendosen si “e papërcaktuar” në rastet kur një funksionalitet i caktuar nuk është i pranishëm. Interrogatori është i lirë të zgjedhë cilat atribute do të lexojë gjatë fazës së marrjes së të dhënave, si dhe rendin në të cilin do t’i lexojë ato. Për të arritur përputhshmëri me sistemet ekzistuese, komunikimi përdor atributet e përcaktuara në ISO 17573-3 sa herë që është e dobishme.
CCC-ja është e përshtatshme për një sërë mediesh të komunikimit me rreze të shkurtër. Përcaktime specifike jepen për CEN-DSRC siç përcaktohet në EN 15509, si dhe për përdorimin e ISO CALM IR, DSRC italian sipas ETSI ES 200 674-1, ARIB DSRC, dhe WAVE DSRC si alternativa ndaj CEN-DSRC-së. Atributet dhe funksionet e specifikuara përdoren për kontrollin e përputhshmërisë përmes shërbimeve të komunikimit DSRC, të ofruara nga shtresa e aplikacionit DSRC, me atributet dhe funksionet e CCC-së të disponueshme për aplikacionet CCC në RSE dhe OBE. Ato përcaktohen në nivelin e njësive të të dhënave të aplikacionit (ADU).
Përkufizimi i CCC-së përfshin:
ndërfaqen e aplikacionit ndërmjet OBE-së dhe RSE-së (siç paraqitet në Fig. 2);
përdorimin e shtresës së përgjithshme të aplikacionit DSRC, siç përcaktohet në ISO 15628 dhe EN 12834;
specifikimet e tipeve të të dhënave CCC, të dhëna në Shtojcën A;
një formular të deklaratës së përputhshmërisë së implementimit të protokollit (PICS), të dhënë në Shtojcën B;
përdorimin e grumbullit CEN-DSRC, siç përcaktohet në EN 15509, ose grumbuj DSRC ekuivalentë siç përshkruhet në Shtojcat C, D, E dhe F;
shërbime sigurie për autentifikim të ndërsjellë të palëve komunikuese dhe për nënshkrimin e të dhënave (shih Shtojcën H);
Për më tepër, një shembull i një transaksioni CCC paraqitet në Shtojcën G, dhe Shtojca I tregon se si të përdoret ky dokument për Shërbimin Elektronik Evropian të Tarifimit Rrugor (EETS).
Specifikimet e testimit nuk përfshihen në fushën e këtij dokumenti.

Life cycle

PREVIOUSLY

WITHDRAWN
SSH EN ISO 12813:2019

NOW

PUBLISHED
SSH EN ISO 12813:2024
60.60 Standard published
11 korr 2025

Related project

Adopted from EN ISO 12813:2024 IDENTICAL

Adopted from ISO 12813:2024 IDENTICAL