Publikuar
Ky dokument përcakton një proçedurë për përcaktimin e viskozitetit dinamik, η, dhe densitetit, ρ, për llogaritjen e viskozitetit kinematik, ν, të karburanteve distilate të mesme, karburanteve të esterëve të metilit të acideve yndyrore (FAME) dhe përzierjeve të tyre deri në 60% me karburante distilate të mesme, si dhe vajrave lubrifikues (p.sh. vajra bazë, vajra të formuluar), dhe sintetikëve, duke përdorur një viskometër me presion konstant. Gama e viskoziteteve kinematike që mbulohet nga kjo metodë testi është nga 0,5 mm²/s deri në 2.000 mm²/s, me saktësi në 40 °C nga 1,0 mm²/s deri në 1.286 mm²/s dhe saktësi në 100 °C nga 3,0 mm²/s deri në 157 mm²/s.
Rezultati i marrë duke përdorur proçedurën e përshkruar në këtë dokument varet nga sjellja reologjike e mostrës. Ky dokument është kryesisht i aplikueshëm për lëngje, të cilat kanë një lidhje proporcionale mes stresit të shtrirjes dhe normës së shtrirjes (sjellje rrjedhjeje Newtoniane). Megjithatë, nëse viskoziteti ndryshon ndjeshëm me normën e shtrirjes, krahasimi me metodat e tjera të matjes është i lejuar vetëm në norma të ngjashme shtrirjeje.
PUBLISHED
SSH EN ISO 18335:2024
60.60
Standard published
30 maj 2025