Publikuar
1.1 Fushëveprimi i serisë EN 16905
Kjo seri specifikon kërkesat, metodat e provës dhe kushtet e provës për vlerësimin dhe llogaritjen e performancës së pompave të nxehtësisë me motor endotermik që ushqehet me gaz për modalitetin e ngrohjes dhe/ose ftohjes duke përfshirë rikuperimin e nxehtësisë së motorit, që do të vendosen në ambient të hapur.
Kjo seri përdoret në lidhje me:
a) termat dhe përkufizimet, EN 16905 1:2023;
b) sigurinë, EN 16905 2:-1;
c) kërkesat, kushtet e provës dhe metodat e provës, EN 16905 4:-2;
d) llogaritja e performancës sezonale në modalitetin e ngrohjes dhe ftohjes, EN 16905‐5:2022;
e) standardet e pompës së nxehtësisë, EN 14511‐2:2022, EN 14511 3:2022 dhe EN 14825:2022.
Kjo seri zbatohet vetëm për pajisjet me kapacitet maksimal të nxehtësisë (bazuar në vlerën kalorifike neto) që nuk kalon 70 kW në kushtet standarde të vlerësimit.
Kjo seri zbatohet vetëm për pajisjet sipas kategorive I2H, I2E, I2Er, I2R, I2E(S)B, I2L, I2LL, I2ELL, I2E(R)B, I2ESi, I2E(R), I3P, I3B, I3B/P, II2H3+, II2H2,3BL3+,IIP II2E3B/P, II2ELL3B/P, II2L3P, II2H3P, II2E3P dhe II2Er3P sipas EN 437:2021.
Kjo seri vlen vetëm për pajisjet që kanë:
a) motorët endotermikë me gaz nën kontrollin e sistemeve plotësisht automatik;
b) sistem ftohës me qark të mbyllur në të cilat ftohësi nuk bie në kontakt të drejtpërdrejtë me lëngun që do të ftohet ose ngrohet;
c) kur temperatura e lëngut që shërben për transferimin e nxehtësisë në sistem (qarku i ujit të ngrohjes) nuk kalon 105 °C gjatë funksionimit normal;
d) ku presioni maksimal i punës në
1) qarku i ujit të ngrohjes (nëse është i instaluar) nuk kalon 6 bar;
2) qarku i ujit të ngrohtë shtëpiak (nëse është i instaluar) nuk i kalon 10 bar.
Kjo seri zbatohet për pajisjet vetëm kur përdoren për ngrohjen e hapësirës ose freskimin e hapësirës ose për ftohje, me ose pa rikuperim të nxehtësisë.
Kjo seri është e aplikueshme për pajisjet që kanë për qëllim të testohen si tip. Kërkesat për pajisjet që nuk testohen si tip do të kërkojnë shqyrtimin e mëtejshëm
1.2 Objekti i EN 16905 3
Kjo pjesë e serisë EN 16905 specifikon kushtet e provës për vlerësimin e parametrave të energjisë të pompave të nxehtësisë me motor endotermik që ushqehen me gaz për modalitetin e ngrohjes dhe/ose ftohjes duke përfshirë rikuperimin e nxehtësisë së motorit.
WITHDRAWN
SSH EN 16905-3:2017
PUBLISHED
SSH EN 16905-3:2024
60.60
Standard published
21 maj 2025