Publikuar
Ky standard përcakton kërkesat për zhvillimin dhe zbatimin e një Sistemi të Menaxhimit të Sigurisë (SMS) dhe një Sistemi të Menaxhimit të Integritetit të Tubacioneve (PIMS). SMS është e aplikueshme për operatorët e sistemeve të infrastrukturës së gazit. PIMS është e aplikueshme për operatorët e sistemeve të infrastrukturës së gazit me një presion maksimale operativ (MOP) mbi 16 bar. Ky standard i referohet të gjitha aktiviteteve dhe proçeseve të lidhura me aspektet e sigurisë dhe të realizuara nga operatorët e sistemeve të infrastrukturës së gazit, duke përfshirë aktivitetet e ngarkuara te kontraktorët. Ai përfshin dispozita të lidhura me sigurinë në operimin e infrastrukturës së gazit.
Ky standard është i aplikueshëm për infrastrukturën për transportimin e gazit natyror të përpunuar, jo toksik dhe jo korroziv sipas standardit EN ISO 13686 dhe gazrave si biomethani dhe hidrogjeni, si dhe për përzierje të këtyre gazrave me gazin natyror. Ky standard mbulon gjithashtu gazrat e klasifikuara si grup H, të cilat do të transmetohen, injektohen në dhe nga depozitat, shpërndahen dhe përdoren, siç specifikohet në standardin EN 16726. Për kërkesat dhe metodat e testimit për biomethanin në pikën e hyrjes në një rrjet të gazit natyror, referohet në standardin EN 16723-1. Ky standard mund të aplikohet për infrastrukturën e gazit që transporton gazra të familjes së 3-të siç klasifikohet në standardin EN 437, ose për gazra të tjerë si dioksidi i karbonit. Kërkesat specifike për shëndetin dhe sigurinë në punë janë përjashtuar nga ky standard. Për këto, zbatohen standarde të tjera evropiane dhe/ose ndërkombëtare, p.sh., standardi ISO 45001.
Ky standard përcakton parime të zakonshme bazike për infrastrukturën e gazit. Është e rëndësishme që përdoruesit e këtij standardi të jenë të vetëdijshëm se ekzistojnë standarde dhe/ose kode praktike më të detajuara në vendet anëtare të CEN. Ky standard ka për qëllim të aplikohet në lidhje me këto standarde dhe/ose kode praktike kombëtare që përcaktojnë parimet e përmendura më sipër. Në rast të konflikteve në terma të kërkesave më të rrepta në legjislacionin/regulloren kombëtare me kërkesat e këtij standardi, legjislacioni/regullorja kombëtare ka përparësi, siç ilustrohet në CEN/TR 13737 (të gjitha pjesët).
SHENIM: CEN/TR 13737 (të gjitha pjesët) përmban:
sqarime të legjislacionit/regulloreve të rëndësishme që zbatohen në një vend;
nëse është e përshtatshme, kërkesa kombëtare më të rrepta;
pika kontakti kombëtare për informacionin më të fundit.
PUBLISHED
SSH EN 17649:2022
60.60
Standard published
25 sht 2024