Publikuar
Ky standard fokusohet në caktimin dhe ruajtjen e adresave që lejojnë përcaktimin e qartë të një objekti në botën fizike për qëllime identifikimi dhe lokalizimi në kontekstin e administratës publike dhe ofrimit të shërbimeve publike. Gjatë caktimit, një adresë lidhët fillimisht me një objekt të caktuar në botën fizike. Gjatë ruajtjes, adresa ndryshon, për shembull, mund të rishpërndahet për një objekt tjetër, një ose më shumë nga komponentët e adresës modifikohen (p.sh. ndryshimi i emrit të një rruge), ose adresa tërhiqet kur nuk përdoret më. Ky dokument:
a) specifikon një praktikë të mirë për caktimin dhe ruajtjen e adresave dhe të dhënave të adresave;
b) specifikon një kornizë qeverisjeje për caktimin dhe ruajtjen e adresave dhe të dhënave të adresave.
Shpesh, qeveritë lokale (p.sh. bashkitë) u janë caktuar detyrat për planifikimin, zbatimin, vlerësimin dhe ruajtjen e vazhdueshme të adresave, dhe ato shpesh mbështeten nga organizata të tjera, si qeveria kombëtare, një agjenci postare, kompani të sektorit privat dhe organizata kombëtare ose rajonale. Ky standard është i aplikueshëm për të gjitha organizatat që kanë interes, rol ose përgjegjësi në caktimin dhe ruajtjen e adresave, për shembull në lidhje me:
— zhvillimin e legjislacionit, politikave ose rregulloreve për adresat;
— lehtësimin dhe koordinimin e emërtimeve të komponentëve të adresës (pjesët përbërëse të një adrese) dhe njoftimin dhe komunikimin e këtyre emrave;
— instalimin e tabelave të komponentëve të adresës në botën fizike;
— projektimin dhe zbatimin e proçeseve të biznesit që lidhen me caktimin dhe ruajtjen e adresave;
— projektimin, zbatimin dhe ruajtjen e qasjes në të dhënat e adresave;
— Zhvillimi i softuerit për të lehtësuar proçeset e mësipërme; dhe
— përdorimin e adresave.
PUBLISHED
SSH EN ISO 19160-2:2023
60.60
Standard published
17 tet 2024