Publikuar
Ky dokument specifikon kërkesat për lëngjet hidraulike të pranueshme për mjedisin dhe është menduar për sistemet hidraulike, veçanërisht për sistemet e energjisë me lëngje hidraulike. Qëllimi i këtij dokumenti është të ofrojë udhëzime dhe kërkesa për furnizuesit dhe përdoruesit e lëngjeve hidraulike të pranueshme për mjedisin, dhe për drejtimin e prodhuesve të pajisjeve origjinale të sistemeve hidraulike.
Ky dokument përcakton kërkesat për lëngjet hidraulike të pranueshme për mjedisin në momentin e dorëzimit.
Klasifikimi i lëngjeve të përdorura në aplikimin hidraulik është përcaktuar në ISO 6743-4. Ky dokument përfshin katër kategoritë e lëngjeve të pranueshme për mjedisin të mbuluara nga ISO 6743-4, përkatësisht HETG (trigliceridet), HEPG (poliglikolet), HEES (esteret sintetikë) dhe HEPR (polialfaolefinat dhe hidrokarburet e tjera sintetike).
WITHDRAWN
SSH ISO 15380:2008
PUBLISHED
SSH ISO 15380:2023
60.60
Standard published
24 maj 2024