Publikuar
1.1 Fushëveprimi i FprEN 1992-1-1 (1) Ky dokument jep bazën e përgjithshme për projektimin e strukturave në beton të thjeshtë, të armuar dhe të paranderur të prodhuar me agregatë me peshë normale, të lehtë dhe të rëndë. Ai jep rregulla specifike për ndërtesat, urat dhe strukturat e inxhinierisë civile, duke përfshirë strukturat e përkohshme; kërkesat shtesë specifike për urat jepen në Aneksin K. Rregullat janë të vlefshme në kushtet e temperaturës ndërmjet -40 °C dhe +100 °C përgjithësisht. Ky dokument është në përputhje me parimet dhe kërkesat për sigurinë, shërbimin, jetëgjatësinë dhe qëndrueshmërinë e strukturave, bazën e projektimit dhe verifikimit të tyre që janë dhënë në EN 1990. (2) Ky dokument ka të bëjë vetëm me kërkesat për rezistencën, shërbimin, jetëgjatësinë, qëndrueshmërinë dhe rezistencën ndaj zjarrit të strukturave të betonit. Kërkesa të tjera, p.sh. në lidhje me izolimin termik ose të zërit, nuk merren parasysh. (3) Ky dokument nuk përfshin: - rezistencën ndaj zjarrit (shih EN 1992 1 2); - fiksimin në beton (shih EN 1992 4); - projektimin sizmik (shih EN 1998 (të gjitha pjesët)); - aspekte të veçanta të punimeve speciale të inxhinierisë civile (të tilla si diga, enë nën presion); - struktura të bëra me beton pa materiale te imta, beton me gaz ose qelizor, beton me agregatë të lehtë me përbërës në strukturë së hapur; - struktura që përmbajnë seksione çeliku të konsideruara në projektim (shih EN 1994 (të gjitha pjesët)) për konstruksione të përbëra prej çeliku dhe betoni; - pjesët strukturore të bëra prej betoni me vlerën më të vogël të madhësisë së agregatit të sitës së sipërme më të ulët < 8 mm (ose nëse dihet Dmax < 8 mm) përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe në këtë Eurokod. 1.2 Supozimet (1) Supozimet e EN 1990 zbatohen për FprEN 1992-1-1. (2) Supozohet se janë përmbushur kërkesat për ekzekutim dhe punim të dhëna në EN 13670.
PUBLISHED
SSH EN 1992-1-1:2023
60.60
Standard published
24 sht 2024