Publikuar
Ky dokument specifikon një metodë titrimetrike për përcaktimin e vlerës së acidit në esteret metil të acideve yndyrore me ngjyrë të çelur, në vijim referuar si FAME. Ai lejon përcaktimin e vlerës së acidit brenda një intervali prej 0,10 mg KOH/g deri në 1,00 mg KOH/g. SHËNIM 1 Për qëllimet e këtij dokumenti, termat "% (m/m)" dhe "% (V/V)" përdoren për të përfaqësuar përkatësisht fraksionin masiv dhe fraksionin vëllimor. SHËNIM 2 Për vajrat dhe yndyrnat, përcaktimi i vlerës së acidit është specifikuar në EN ISO 660 [1]. PARALAJMËRIM - Përdorimi i këtij dokumenti mund të përfshijë materiale, operacione dhe pajisje të rrezikshme. Ky dokument nuk synon të adresojë të gjitha problemet e sigurisë që lidhen me përdorimin e tij. Është përgjegjësi e përdoruesve të këtij dokumenti që të marrin masat e duhura për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e personelit përpara aplikimit të dokumentit dhe të përcaktojnë zbatueshmërinë e çdo kufizimi tjetër për këtë qëllim.
WITHDRAWN
SSH EN 14104:2003
PUBLISHED
SSH EN 14104:2021
60.60
Standard published
10 dhj 2021