Publikuar
Ky standard përcakton kërkesat e cilësisë të lëndës djegëse (Jet-A1) për sisteme që operojnë bashkërisht.
Lista Verifikuese AFQRJOS mirëmbahet në emër të industrisë nga JIG (Grupi i Përbashkët i Inspektimit) dhe më specifikisht nga Komiteti për Cilësinë e Lëndës Djegëse, komitet i cili përbëhet nga tetë anëtarë, prej furnizuesve kryesorë me lëndën djegëse Jet-A1, si:
BP, Chevron, ENI, Exxon Mobil, Kuwait Petroleum, Shell, Statoil dhe Total.
Furnizimi me lëndën djegëse (Jet-A1) për qëllime tregtare po bëhet gjithnjë e me kompleks, duke përfshirë përzierjen e produktit në depozita të përbashkëta. Një numër kompanish që operojnë në këtë fushë kanë krijuar një dokument i cili është i njohur me emrin Kërkesat Cilësore të Karburantit për Sisteme që Operojnë Bashkërisht (Aviation Fuel Quality Requirements for Jointly Operated Systems AVQRJOS.) Lista Verifikuese.
Kjo Listë Verifikuese përfshin kërkesat e DEF STAN dhe specifikimet për lëndën djegëse Jet A-1. Në shtesë përfshihen edhe kërkesa që kanë të bëjnë me limitin e ujit dhe grimcave në kohën dhe pikën e furnizimit të avionit, pjesë e manuali IATA Guidance Material Part 3. Në këtë mënyrë, lënda djegëse e cila përmbush këto kërkesa të Listës Verifikuese do të përmbushë edhe kërkesat e specifikimeve për Jet A-1 të DEF STAN 91-91 dhe ASTM 1655.
Standardi përfaqëson kërkesat më themelore të specifikimeve të mëposhtëme:
-DEF STAN 91-091 Issue 11- ( Turbine Fuel, Kerosene Type, Jet A-1; NATO Code: F-35; Joint Service Designation: AVTUR) – date 28 Tetor 2019.
-ASTM Specifikimi Standard D1655 per karburantin Jet A1 (botimi i fundit).
WITHDRAWN
SSH JET - A 1:2000
PUBLISHED
SSH JET - A 1:2020
60.60
Standard published
20 tet 2020