Publikuar
1.1.1 Fushëpërdorimi i EN 1999
(1)P EN 1999 përdoret për projektimin e ndërtesave dhe veprave të inxhinierisë civile dhe strukturore prej alumini. Ai është në pajtueshmëri me parimet dhe kërkesat për sigurinë dhe shërbyeshmërinë e strukturave, me bazat e projektimit dhe të verifikimit të tyre, që jepen në EN 1990 - Bazat e projektimit strukturor.
(2)P EN 1999 trajton vetëm kërkesat për rezistencë, shërbyeshmëri, durueshmëri dhe rezistencë ndaj zjarrit të strukturave prej alumini. Kërkesat e tjera, p.sh. ato në lidhje me izolimin termik ose akustik, nuk trajtohen.
(3) EN 1999 ka si qëllim të përdoret së bashku me:
─ EN 1990 “Bazat e projektimit strukturor”
─ EN 1991 “Veprimet mbi struktura”, të gjitha pjesët përkatëse
─ Standardet Europiane për produktet e ndërtimit të cilat kanë të bëjnë me strukturat prej alumini
─ EN 1998 “Projektimi i strukturave rezistente ndaj tërmetit”, kur strukturat e aluminit ndërtohen në rajone sizmike.
(4) EN 1999 përbëhet nga pesë pjesë:
─ EN 1999-1-1 Projektimi i strukturave prej alumini: Rregulla të përgjithshme strukturore
─ EN 1999-1-2 Projektimi i strukturave prej alumini: Projektimi i strukturave ndaj zjarrit
─ EN 1999-1-3 Projektimi i strukturave prej alumini: Struktura të ndjeshme ndaj lodhjes
─ EN 1999-1-4 Projektimi i strukturave prej alumini: Llamarina strukturore të ftohtëformuara
─ EN 1999-1-5 Projektimi i strukturave prej alumini: Struktura guaskë (“shell”)
1.1.2 Fushëpërdorimi i EN 1999-1-2
(1) EN 1999-1-2 trajton projektimin e strukturave prej alumini për situatën aksidentale të ekspozimit ndaj zjarrit dhe ka synim të përdoret së bashku me EN 1999-1-1 dhe EN 1991-1-2. EN 1999-1-2 tregon vetëm dallimet ndaj ose jep shtesa mbi projektimin në temperaturë normale.
(2) EN 1999-1-2 trajton vetëm metodat pasive të mbrojtjes ndaj zjarrit. Metodat aktive nuk mbulohen.
(3) EN 1999-1-2 aplikohet në strukturat e aluminit të cilave iu kërkohet të përmbushin funksion mbajtës nëse ekspozohen ndaj zjarrit, për sa i përket shmangies së shkatërrimit të parakohshëm të strukturës.
Shënim: Kjo pjesë nuk përfshin rregullat për elementët ndarës.
(4) EN 1999-1-2 jep parimet dhe rregullat e aplikimit për projektimin e strukturave për kërkesa specifike në lidhje me funksionin mbajtës dhe nivelet e performancës.
Pjesa 1-2: Projektimi strukturor ndaj zjarrit
(5) EN 1999-1-2 aplikohet mbi struktura ose pjesë të strukturave që janë brenda fushëpërdorimit të EN 1999-1-1 dhe janë projektuar sipas tij.
(6) Vetitë e aliazheve të aluminit të dhëna në Pjesën 1-2 të EN 1999 aplikohen mbi aliazhet e aluminit në vijim:
EN AW-3004 - H34 EN AW-5083 - 0 dhe H12 EN AW-6063 - T5 dhe T6
EN AW-5005 - 0 dhe H34 EN AW-5454 - 0 dhe H34 EN AW-6082 - T4 dhe T6
EN AW-5052 H34 EN AW-6061 - T6
(7) Metodat e dhëna në EN 1999-1-2 janë gjithashtu të aplikueshme mbi aliazhe/kalitje të EN 1999-1-1 nëse janë të disponueshme veti të besueshme të materialeve në temperatura të larta ose nëse aplikohen hipotezat e thjeshtuara të 3.2.1.
Directives related to this standards.
Rregullorja (BE) Nr. 305/2011 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 9 Mars 2011 që parashtron kushtet e harmonizuara për tregtimin e produkteve të ndërtimit dhe shfuqizimin e Direktivës së Këshillit KEE/89/106
PUBLISHED
SSH EN 1999-1-2:2007
60.60
Standard published
10 gush 2020