Publikuar
IEC 60512-1:2018 është i vlefshëm si IEC 60512-1:2018 RLV i cili përmban standardi ndërkombëtar dhe versionin e tij me vijë të kuqe, i cili tregon të gjitha ndryshimet e përmbajtjes teknike krahasuar me botimin e mëparshëm.
IEC 60512-1:2018 parashikohet të përdoret si një bazë për provat dhe matjet brenda serisë së standardeve IEC 60512. Ai përfshin përshkrimin dhe praktikën e fazave të ndryshme të provave dhe matjeve (përgatitjen, provat, dhe matjet, kërkesat, dokumentacionin), në shtesë për termat dhe përcaktimet bazë të aplikueshme në ndonjë pjesë të serisë së standardeve IEC 60512. Ky standard duhet të përdoret në lidhje me IEC 60512-1-101 dhe pjesët përkatëse të serisë së standardeve IEC 60512. Specifikimet për provat dhe matjet e detajuara janë të aplikueshme për bashkuesit elektrik dhe komponentët e tyre ( psh insertet e bashkuesve, kutitë e bashkuesve, mekanizmat e bllokimit, kontaktet dhe terminalet) brenda fushës së KT 48. Ato mund gjithashtu të përdoren për pajisje të ngjashme kur specifikohet në specifikimet e detajuara të produktit. Specifikimet e detajuara të provave dhe matjeve përdoren në lidhje me specifikimet e detajuara të produktit të cilat përshkruajnë provat që duhet të përdoren, kërkohen shkallët e ashpërsisë për secilin prej tyre dhe limitet e lejueshme të performancës. Specifikimi i detajuar i produktit specifikon gjithashtu deviacionet në procedura, të cilat mund të kërkohen kur merret parasysh aplikikimi i një prove për tipin e bashkuesit ose komponentët e tij, dhe ai më tej specifikon ndonjë procedurë speciale që mund të kërkohet. Ky botim i pestë anullon dhe zëvendëson botimin e katërt të 2001. Ai konsiston në një rishikim teknik. Ky botim përfshin ndryshimet teknike kryesore të mëposhtëme në lidhje me botimin e mëparshëm: - Në klauzolën 3, përcaktohen vetëm termat të lidhur me testimin, dhe IEC 61076-1 i referohet termave të bashkuesve; - Klauzola 4 shtohet ( numërimi i provave dhe specifikimet e matjes) ; - shtohet nënklauzola 5.1.2 (kalibrimi); - Në klauzolën 6 (provat), procedura e provës sipas IEC 60068-1. Fjalë kyç: Bashkues, Specifikime prove
WITHDRAWN
SSH EN 60512-1:2001
PUBLISHED
SSH EN IEC 60512-1:2018
60.60
Standard published
19 gush 2019