DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

SSH EN 589:2018

Lëndë djegëse për automjete, për përdorim shtëpiak dhe industrial - GLN (Mishelë) - Kërkesat dhe metodat e provës

Automotive fuels - LPG - Requirements and test methods
29 mar 2019
95.99 Withdrawal of Standard   28 shk 2023

General information

95.99     28 shk 2023

DPS

DPS/KT 19

European Norm

75.160.20  

anglisht  

Buying

Shfuqizuar

Language in which you want to receive the document.

Scope

Ky Standard Evropian specifikon kërkesat dhe metodat e provës për tregtimin dhe livrimin e GLN-ës (Gaz i Lëngët nga Nafta) për automjete, përdorim shtëpiak dhe industrial. Ai zbatohet në GLN-ën për automjete,përdorim shëpiak dhe industrial për t’u përdorur në motora autoveturash, paisje shtëpiake dhe industriale të projektuara për të punuar me GLN.

SHENIM: Për qëllimet e këtij Standardi Evropian, termi “% vol.” përdoret për të paraqitur përqindjen në vëllim.

KUJDES – Vëmendje t’i kushtohet rrezikut nga zjarri dhe eksplozionit gjatë manipulimit me GLN, si dhe rrezikut për shëndetin i cili shfaqet gjatë thithjes së një sasie të tepërt të GLN-ës.

GLN është një hidrokarbur i lëngët me avullueshmëri të lartë i cili normalisht ruhet nën presion. Nëse presioni çlirohet, do të prodhohen vëllime të konsiderueshme gazi të cilët formojnë përzierje lehtësisht të djegshme me ajërin në kufijtë prej afërsisht
2 %vol. deri 10 % vol. Ky Standard Evropian përfshin mostrimin, manipulimin dhe analizimin e GLN-ës. Të gjitha procedurat duhen të kryhen larg nga burimet ndezëse të tilla si flakët e hapura, pajisjeve elektrike të pambrojtura dhe rreziqeve elektrostatike. Analizat laboratorike duhet të kryhen në një largësi të tillë praktikisht të mbrojtura elektrikisht dhe në një kapë ventilimi.

GLN-ja në formë të lëngët mund të shkaktojë djegie të lëkurës nga e ftohta. Pajisjet mbrojtëse , si dorashkat dhe syzet , duhen të vishen në rast se ndodh kontakti me lëkurën.

Duhet të shmanget thithja e panevojshme e avujve të GLN-ës. Përdoruesi nuk duhet të ekspozohet në mjedise që përmbajnë më shumë se 1 800 mg/m3 për një periudhë rekomanduese mbi kohën ekspozuese mesatare prej 8 orësh (KEM) ose me më shumë se 2 250 mg/m3 për një periudhë rekomanduese jo më shumë se 10 minuta. Një nga provat e përshkruara në këtë Standard Evropian e përfshin operatorin në thithjen e një përzierje të ajrit dhe avujve të GNL-ës. Vëmendje e vaçantë i kushtohet formulimit paralajmërues të dhënë në Shtojcën A.1, kur përdoret kjo metodë.

Related directives

Directives related to this standards.

98/70/EC

Cilësia e lëndëve djegëse benzinë dhe naftë(Amendimi i Direktivës 93/12/ EEC)

Life cycle

PREVIOUSLY

WITHDRAWN
SSH EN 589:2008+A1:2012

NOW

WITHDRAWN
SSH EN 589:2018
95.99 Withdrawal of Standard
28 shk 2023

REVISED BY

WITHDRAWN
SSH EN 589:2018+A1:2022

Related project

Adopted from EN 589:2018