Publikuar
IEC 61786-2:2014 jep kërkesat për matjen e fushave elektrike dhe magnetike kuazi statike që kanë një frekuencë nga 1 Hz deri 100 kHz, dhe fushat magnetike të rrymës së vazhduar, për të vlerësuar nivelet e ekspozimit të njeriut ndaj këtyre fushave. Specifikisht, ky standard jep kërkesat për vendosjen e procedurave të matjes që arrijnë qëllimin e përcaktuar për sa i përket ekspozimit të njeriut. Për shkak të diferencave në karakteristika të fushave nga burimet në ambiente të ndryshme, psh. përmbajtja e frekuencës, variacionet hapësinore dhe kohore, polarizimi, dhe magnitude, dhe diferencat në qëllime të matjeve, procedurat e matjes specifike do të ndryshojnë në ambiente të ndryshme. Burimet e fushave përfshijnë pajisjet që operojnë në frekuencat e fuqisë dhe prodhojnë frekuenca fuqie dhe fushat harmonike frekuencë-fuqi, si edhe pajisjet që prodhojnë fushat e pavaruranga frekuenca e fuqisë, dhe transmetimi i fuqisë së rrymës së vazhduar, dhe fusha gjeomagnetike. Gama e magnitutave të mbuluara nga ky standard janë are 0,1 micro-Tesla deri 200 mili-Tesla për AC (1 micro-Tesla deri 10 Tesla për DC) për fushat magnetike, dhe 1 V/m deri 50 kV/m për fushat elektrike. Kur matjet jashtë kësaj game kryhen, shumica e dispozitave të këtij stanadrdi do të aplikohet, por vemendje e veçantë do ti kushtohet procedurave të kalibrimit dhe pasigurive të specifikuara. Shëmbuj burimesh fushe që mund të maten me këtë standard përfshijnë:
-pajisje që operojnë në frekuenca fuqie (50/60 Hz) dhe prodhojnë frekuenca fuqie dhe fushat harmonike fuqi-frekuencë (shëmbuj: linjat e fuqisë, pajisjet elektrike);
-Pajisjet që prodhojnë fushat që janë të pavarura nga frekuenca e fuqisë (shëmbuj: hekurudhat elektrike (DC deri 20 kHz);
- Aeroplanët tregtarë (400 Hz), ngrohësit me induksion (deri në 100 kHz), dhe automjetet elektrike;
-dhe pajisjet që prodhojnë fushë magnetike statike: MRI, linjat e fuqisë DC, saldimi me DC, elektrolizat, magnetet, furrat elektrike, etj. Rrymat DC janë shpesh të gjeneruara nga konverterat, të cilat gjithashtu krijojnë componentët AC (harmonikat fuqi frekuencë) , e cila duhet të vlerësohet. Kur stanadrdet e produkteve EMF janë të vlefshme, këto standarde të produktit duhet të përdoren. Lidhur me matjet e fushës elektrike, ky standard merr parasysh vetëm matjen e fuqinë e fushës elektrike të pakthyeshme në një pike në hapësirë(psh. fusha elektrike parase hyjë në matësin e fushës dhe operator) ose mbi sipërfaqet e transmetimit. Burimet e pasigurisë gjatë matjeve identifikohen gjithashtu dhe udhëzimi jepet mbi se si ato do të kombinohen për të përcaktuar pasiguritë totale të matjes
WITHDRAWN
SSH IEC 61786:2009
PUBLISHED
SSH IEC 61786-2:2014
60.60
Standard published
20 sht 2017