DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

DS CLC/TS 50612:2016

Aparatet elektrike të lëvizshme për matjen e parametrave të gazeve të djegshëm në kanalet e shkarkimit - Udhëzues për përdorimin e tyre në komisionimin, shërbimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve me gaz

Portable electrical apparatus for the measurement of combustion flue gas parameters - Guide to their use in the process of commissioning, servicing and maintaining gas fired appliances
21 pri 2017

General information

60.60     10 shk 2017

DPS

DPS/KT 8

Technical Specification

13.040.40     91.140.10  

anglisht  

Buying

Publikuar

Language in which you want to receive the document.

Scope

Ky specifikim teknik jep udhëzime mbi përzgjedhjen, përdorimin dhe mirëmbajtjen e aparaturave elektrike të transportueshme në përputhje me EN 50379 1 [4] dhe EN 50379 2 [5] ose EN 50379 3 [6] e projektuar për matjen e parametrave të gazit të djegshme që rrjedh në tubacionet e bolierëve për ngrohje qëndrore me gaz të djegshëm të tipit B dhe Tipit C (këtu në vazhdim do ti referohemi si bolier) duke përdorur gazet e familjes 1, 2 ose 3 në ambientet shtëpiake si një instrument diagnostic për të ndihmuar një operativ:

a) në vërtetimin e djegjes së kënaqshme në kohën e komisionimit, në përputhje me instruksionin e pajisjes ose rregullave teknike lokale ose ndërkombëtare ose standardet në fuqi;
b) në vërtetimin e djegjes së kënaqshme në kohën e shërbimit sipas rregullave lokale ose kombëtare dhe standardeve;
c) në vërtetimin e djegjes së kënaqshme pas mirëmbajtjes sipas instruksionit të pajisjes ose rregullave teknike lokale ose kombëtare ose standardeve
Shënim 1 Klasifikimi I tipit B dhe C të pajisjeve me djegje gazi përshkruhen në CEN/TR 1449(1).
Shënim 2 Rregullat teknike ose standardet ekzistuese lokale ose kombëtareqë konfliktojnë me udhëzimin në këtë specifikim teknik kanë prioritet mbi udhëzimin.
Shënim 3 Nuk është vëmëndja e këtij standardi të sugjerojë që analizatorët elektrik të transportueshëm të gazit të djegshëm që rrjedh në tubacione të përdoren si një zëvendësues për shërbimin dhe mirëmbajtjen normale të kryer sipas instruksioneve të pajisjes. Klauzola 9 përshkruan se si analizatorët mund të përdoren në lidhje me instruksionet e pajisjes.
Shënim 4 EN 50379 1 [4] specifikon kërkesat e përgjithshme për ndërtimin, testimin dhe performancën e aparaturave lexuese të njollave të transportueshme të projektuara për të kontrolluar performancën e djegjes së pajisjeve ngrohëse në mjedise shtëpiake , që përdorin lendë djegëse të vlefshme për tregtim.
Shënim 5 EN 50379 2 [5] është për aparaturat e parashikuara për përdorim për matjet ligjore. Në vende të ndryshme evropiane, kërkesat ligjore ekzistojnë për performancën e pajisjeve ngrohëse (shiko Aneksin Informativ A të EN 50379 1:2012 [4]). Përfundimet ligjore që rezultojnë nga matjet e performancës bëhen për kërkesat strikte për aparaturat e përdorura (shiko Aneksin Normativ B dhe C të EN 50379 1:2012 [4]).
Shënim 6 Është për aparaturat e parashikuara për përdorim për aplikime jo ligjore, të cilat lejohen për reduktimin e kërkesave të performancës për aparaturat elektrike të transportueshme,
Shënim 7 Ky specifikim teknik merret me përcaktimin e nivelit gazeve të djegshme siç është monoksidi i karbonit CO dhe dioksidi i karbonit CO2 në produktet e djegshme nga bolierët. Produktet e djegshme nga bolierët do të përmbajnë Okside Azoti (NOX), kryesisht monokside Azoti (oksid nitric, NO) dhe dioksid azoti (NO2). Ky specifikim teknik nuk merret me matje të produkteve të djegshme siç janë NOX dhe aldehidet.

Life cycle

NOW

PUBLISHED
DS CLC/TS 50612:2016
60.60 Standard published
10 shk 2017

Related project

Adopted from CLC/TS 50612:2016

Preview

Only informative sections of projects are publicly available. To view the full content, you will need to members of the committee. If you are a member, please log in to your account by clicking on the "Log in" button.

Login