IEC 61180:2016 është i aplikueshëm për provat dielektrike me tension me rrymë të vazhduar; provat dielektrike me tension të alternuar; provat dielektrike me tension me impulse dhe pajisje prove të përdorura për provat dielektrike në pajisje me tension të ulët. Ky standard aplikohet vetëm për provat mbi pajisjet që kanë një tension të vlerësuar jo më shumë se 1 kV a.c. ose 1,5 kV d.c.. Ky standard aplikohet për provat tip dhe rutinë për objektet që janë subjekt i provave të tensionit të lartë siç specifikohet nga Komiteti teknik. Pajisja e provës përfshin një gjenerator tensioni dhe një sistem matës. Ky standard mbulon pajisjen e provës në të cilën sistemi matës mbrohet kundër interferencës së jashtëme dhe lidhja me një rrjet të përshtatshëm, për shëmbull me një ekran mbrojtës me përcjellës të vazhdueshëm. Prandaj, provat e krahasimit të thjeshtë janë të mjaftueshme për të arritur rezultate të vlefshme. Ky standard nuk është parashikuar të përdoret për provat e përputhshmërisë elektromagnetike në pajisjet elektrike ose elektronike. Provat me kombinim të tensionit të impulseve dhe të rrymës së vazhduar mbulohen nga IEC 61000-4-5. Ky standard i furnizon komitetet teknike përkatëse sa më shumë të jetë e mundur me: - Terma të përcakuara si të aplikueshmërisë së përgjithshme dhe asaj specifike; - Kërkesa të përgjithshme lidhur me objektet e provës dhe përocedurat e provës; - metodat për gjenerimin dhe matjen e tensioneve të provës; - procedurat e provës; - Metodat për vlerësimin e rezultateve të provës dhe për të treguar kriteret për pranimin; - Kërkesat lidhur me pajisjet e aprovuara të matjes dhe metodat e kontrollit dhe matjes së pasigurive. Procedurat alternative të provës mund të kërkohet dhe duhet të jenë të specifikuara nga komitetet teknike përkatëse. Kujdes duhet të tregohetnëse objekti i provës ka pajisje limitimi të tensionit, që mund të influencojnë për rezultatet e provës. Komitetet teknike përkatëse duhet të japin udhëzime për objektet e provëps të pajisurame pajisje për limitimin e tensionit. Ky botim i parë i IEC 61180 anulon dhe zëvendëson botimin e parë të IEC 61180-1, të botuar në 1992, dhe botimin e parë të IEC 61180-2, të botuar në 1994. Fjalë kyç: Teknikat e provës të tensionit të lartë, provat dielektrike, shkarkesat, rezistenca e tensionit
PUBLISHED
SSH EN 61180:2016
60.60
Standard published
9 shk 2017