DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

SSH EN 60695-11-20:2015

Prova të rrezikut ndaj zjarrit - Pjesa 11-20: Flakët për provën - Metoda e provës për flakën 500 W

Fire hazard testing - Part 11-20: Test flames - 500 W flame test method
30 mar 2016

General information

60.60     24 shk 2016

DPS

DPS/KT 8

European Norm

13.220.40     29.020  

anglisht  

Buying

Publikuar

Language in which you want to receive the document.

Scope

IEC 60695-11-20:2015 përshkruan një metodë prove që konsiston në dy proçedura prove laboratorike të shkallës së vogël të cilat parashikohen të krahasojnë sjelljen e flakës së materialeve të ndryshme të përdorura në produktet elektroteknike. Mostrat në formë shufre të orientur vertikalisht ose mostrat e provës në formë pllake të orientuar horizontalisht ekspozohen ndaj një burimi flake të ndezur të vogël me një fuqi termale nominale prej 500 W. Metoda e provës përdor dy konfigurime të mostrës së provës për performancën e materialit të klasifikuar. Mostrat e provës në formë shufre drejtkëndore përdoren për vlerësimin e sjelljes së ndezjes dhe të djegjes, dhe mostrat e provës në formë pllake katrore përdoren për vlerësimin e rezistencës së mostrës së provës për djegjen e plotë, siç përcaktohet në 8.3.3. Kjo metodë prove aplikohet vetëm materialet që janë klasifikuar si V-0 ose V-1 sipas standardit IEC 60695-11-10. Kjo metodë prove është e aplikueshme vetëm për materialet e ngurta dhe të celularëve që kanë një dëndësi të dukshme prej më shumë se 250 kg/m3, e përcaktuar në përputhje me ISO 845. Metoda nuk aplikohet për materialet që tkurren deri në shkrirje nga flaka e aplikuar pa djegje në sajë të hollësisë së tyre. Metoda e provës së përshkruar jep klasifikimet të cilat mund të përdoren për sigurimin e cilësisë, paraseleksionimin e materialeve të componentëve të produktit, ose verifikimin e klasifikimit të flakërimit minimal të kërkuar të materialeve të përdorur në produktin përfundimtar. Nëse përdoret për paraseleksionim, atëhere rezultatet positive do të merren në një mostër prove trashësia e së cilës të jetë e barabartë me trashësinë më të vogël të përdorur në aplikimin e produktit. Rezultatet e marra japin disa informacione rreth sjelljes së materialeve në shërbim, por nuk mund të garantojnë performancën e sigurtë të tyre në punë. Ky botim i dytë anullon dhe zëvendëson versionin e konsoliduar të IEC 60695-11-20 të publikuar në 2003. Ky botim konsiston në një rishikim teknik. Ndryshimet kryesore në lidhje me botimin e parë janë si më poshtë: Titulli i pjesës modifikohet për metodën e provës së një flake të vetme 500 W; - ndryshme drejtshkrimore janë bërë në gjithë dokumentin me qëllim rregullimin e renditjes së IEC 60695-11-10 me IEC 60695-11-20; - Hyrja është modifikuar për të sqaruar metodën e provës; - Fusha është modifikuar për të bërë sqarimet e nevojshme; - termat “fixture” në të gjithë dokumentin janë hequr. – vlerat e trashësisë së preferuar shtohen tek 7.2 dhe 7.3;- 7.4.4: “ Matja e trashësisë” është numëruar te 7.5 për të cilën një tabelë 1 e re shtohet për “tolerancat e trashësisë” ;- Shtohet një nënklauzolë e re 8.1.4 “ kushtëzimi i shtresës së pambukut”; - 8.2.3 sqaron aplikimin e flakës së provës mostrat e ndryshuara; - Janë shtuar shpjegime sqaruese për figurat 5 dhe 6 dhe përditësohet bibliografia dhe shtohen referencat. Ky publikim bazë sigurie parashikohet për përdorim nga komitetet teknike në përgatitjen e standardeve në përputhje me parimet e parashtruara në guidën e IEC 104 dhe ISO/IEC 51. Fjalë kyç: Flakë prove, rrezik zjarri, metoda e provës së flakës. Ky publikim duhet të lexohet në lidhje me IEC 60695-11-3:2012. Përmbajtja e korrigjimit të Janarit të 2016 është përfshirë në këtë kopjo.

Life cycle

NOW

PUBLISHED
SSH EN 60695-11-20:2015
60.60 Standard published
24 shk 2016

Related project

Adopted from EN 60695-11-20:2015

Adopted from IEC 60695-11-20 Ed. 2.0 b