Publikuar
Ky standart evropian përshkruan kërkesat specifike funksionale për tubacionet e çelikut përveç kërkesave të përgjithshme funksionale të dhëna në standardin EN 12007-1 për presione maksimal pune deri në 16 bar. Ky standart europian percakton parimet e përbashkëta themelore të infrastrukturës së gazit. Përdoruesit e këtij standardi evropian duhet të jenë të vetëdijshëm se standarde më të hollësishme kombëtare dhe / ose kode të praktikës mund të ekzistojnë në vendet anëtare CEN.
Ky Standart Europian duhet të zbatohet në bashkëpunim me këto standarde dhe / ose kode të praktikës që përcaktojnë parimet themelore kombëtare të lartpërmendura. Në rast të konfliktit në drejtim të kërkesave më kufizuese në legjislacionin kombëtar me kërkesat e këtij standardi, legjislacioni kombëtar merr përparësi siç ilustrohet në CEN / TR 13737 (të gjitha pjesët).
CEN / TR 13737 (të gjitha pjesët) jep:
- Sqarimin e gjithë legjislacionit / rregulloreve në fuqi në një shtet anëtar;
- Nëse duhet, kërkesat e duhura kombëtare më kufizuese;
- Një pikë kombëtare kontakti për informacionin më të fundit.
WITHDRAWN
SSH EN 12007-3:2004
PUBLISHED
SSH EN 12007-3:2015
60.60
Standard published
20 nën 2015