Publikuar
Ky standars evropian specifikon kriteret e projektimit për sistemet ngrohëse me bazë uji në ndërtesa me temperaturë maksimale pune deri në 105 °C. Në rastin e sistemeve me temperaturë maksimale të punës mbi 105 °C duhen të zbatohen aspekte të tjera sigurie që janë përshkruar në pikën 4.6 të këtij standardi. Klauzolat e tjera të këtij Standardi Evropian janë ende të vlefshme për këto sisteme. Ky standard evropian nuk ndryshon standardet e produktit apo kërkesat e instalimit të produktit. Ky standard mbulon projektimin e:
- Sistemeve të furnizimit me ngrohje;
- Sistemeve të shpërndarjes së ngrohjes;
- Sistemeve të përhapjes së nxehtësisë;
- Sistemeve të kontrollit.
Ky Standard Evropian merr parasysh kërkesat e ngrohjes të sistemeve bashkëngjitur (p.sh. ujin e nxehtë në banesa, proçeset e ngrohje, ajrin e kondicionuar, ventilimin) në hartimin e furnizimit me ngrohje, por nuk mbulon projektimin e këtyre sistemeve.
Ky standard nuk mbulon kërkesat për instalimin ose komisionimin ose instruksionet e punës, mirmbajtjes dhe përdorimit të sistemeve ngrohës me bazë ujin.
WITHDRAWN
SSH EN 12828:2012
PUBLISHED
SSH EN 12828:2012+A1:2014
60.60
Standard published
30 tet 2014