DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Ndërtimi i një të ardhmeje të shëndetshme me një mjedis më të pastër

Dita Botërore e Shëndetit na kujton se, për të qenë njerëz të shëndetshëm, duhet të kujdesemi që të kemi një planet të shëndetshëm.

Për shumë kohë, çështjet e shëndetit dhe ato të mjedisit janë trajtuar të ndara nga njëra-tjetra. Sot, gjithnjë e më shumë po pranohet rëndësia e lidhjes mes një mjedisi të pastër dhe mirëqenies së njeriut. E vërteta është se shëndeti i njeriut dhe ai i mjedisit janë të lidhur ngushtë me njëri tjetrin, pra duke përmirësuar njërin, përmirësojmë edhe tjetrin.

Në një kohë epidemish, ndotjeje të lartë dhe rritjeje të sëmundjeve si kanceri, astma apo sëmundjet e zemrës, jemi në një moment vendimtar. Ndryshimet klimatike dhe faktorët e tjerë të ndotjes mjedisore përbëjnë ndër kërcënimet më të mëdha për shëndetin global.

Ndërsa shënojmë Ditën Botërore të Shëndetit 2025 me temën “Planeti ynë, shëndeti ynë”, është koha të krijojmë një sistem që mbështet njerëz të shëndetshëm dhe një planet të qëndrueshëm. Kjo do të thotë të veprojmë sot – të riformulojmë ekonominë në mënyrë që të jetë më miqësore me mjedisin, me emetime të ulëta të karbonit, me qarkullim të burimeve dhe më gjithëpërfshirëse.

Ekzistenca jonë është e lidhur ngushtë me një mjedis të pastër.

Njerëzit duhet të krijojnë kushte për një jetë më të mirë, në një botë ku ajri i pastër, uji i pijshëm dhe ushqimi i sigurt janë të garantuara për të gjithë. Një ekonomi që vendos shëndetin dhe mirëqenien në qendër të zhvillimit dhe qytete me mjedis të shëndetshëm janë thelbësore. Por kjo kërkon bashkëpunim global, financim të qëndrueshëm dhe trajtimin serioz të çështjeve mjedisore.

Çdo vit, mbi 13 milionë vdekje në botë ndodhin për shkak të ndotjes së mjedisit.

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) synon të krijojë një ndikim pozitiv në mjedis, shoqëri dhe ekonomi, përmes standardeve që kontribuojnë në një të ardhme më të qëndrueshme. Me përvojën 75-vjeçare në hartimin e standardeve, ISO përqendrohet në ofrimin e zgjidhjeve për një shoqëri të shëndetshme dhe veprime efektive kundër ndryshimeve klimatike, duke rritur ndërgjegjësimin global.

Me një portofol standardesh në zhvillim që mbështesin shëndetin publik dhe veprimin klimatik, ISO luan një rol kyç në përkrahje të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Standardet e saj, të besuara nga qeveritë, industria dhe konsumatorët, janë themeli i një bote më të sigurt dhe më të shëndetshme.

Në Ditën Botërore të Shëndetit 2025, le të bashkojmë forcat për të ndërtuar një të ardhme të shëndetshme dhe të begatë për të gjithë – duke respektuar kufijtë e planetit tonë. Veprimet që do të ndërmarrim në këtë dekadë do të jenë vendimtare dhe standardet mund të jenë themeli i ndryshimit pozitiv drejt një bote më të qëndrueshme.