DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Pjesëmarrja e DPS-së në trajnimin me temë: "Ndërtimi i një ekspertize në procesin e standardizimit"

Në datat 15 dhe 16 Prill 2026 Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) mori pjesë në Workshopin “Ndërtimi i një ekspertize në procesin e standardizimit” nën suportin e GIZ.

Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues nga Institucionet Homologe të shteteve të Rajonit si Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, gjithashtu një pjesëmarrje e rëndësishme ishte e përfaqësuesve nga Instituti i  Standardizimit të Norvegjisë si dhe Z. Erik Marchand menaxher projektesh pranë CEN&CENELEC (Organizmat Evropiane të Standardizimit). 

Fokusi i këtij takimi ishte ngritja e një moduli trajnimi për të forcuar kapacitetet institucionale përmes trajnimeve të stafit sipas nevojave të çdo institucioni dhe pjesëmarrjes aktive në programe ndërkombëtare. Gjithashtu, në këtë takim u trajtuan tema me prioritet si: Procesi i standardizimit si një shtyllë kryesore në Infrastrukturën e Cilësisë, identifikimi dhe angazhimi i të gjithë palëve të interesuar në këtë proces, dixhitalizimi i standardeve si dhe ndikimi i tyre në sistemet e infrastrukturës së cilësisë dhe promovimi i standardeve. 

Pjesëmarrja e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit në këtë takim ishte e rëndësishme pasi ishte një mundësi shumë e mirë për shkëmbimin e përvojave me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe qëndrueshmërisë së programeve të trajnimit për rritjen e kapaciteteve të stafit të DPS-së. 

Ky aktivitet shërbeu si një platformë për përcaktimin e prioriteteve dhe rëndësinë e trajnimeve të strukturuara me tematika të ndryshme kryesisht me fokus në fushën e standardizimit në përputhje me nevojat e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, në të njëjtën kohë ishte dhe një urë lidhëse për forcimin e bashkëpunimit institucional mes institucioneve homologe të rajonit.