DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Miratohet Programi i Punës për adoptimin e standardeve, 6-mujor i parë 2021

Përkthim standardi KT_01.jpg

Sot në datë 22 Janar 2021, ora 11.00 u zhvillua mbledhja e Bordit Teknik të DPS.

Në kushtet e pandemisë shkaktuar nga COVID-19 dhe masave të ndërmarra për minimizimin e përhapjes, mbledhja e Bordit Teknik të DPS u zhvillua online, në platformë elektronike.

Anëtarët e BT-së shqyrtuan; Listat me standardet e propozuara për adoptim në 6-mujorin e parë të vitit 2021 dhe Ndryshimet në Komitetet Teknike (KT) të DPS, që do të funksionojnë gjatë kësaj periudhe.

Komitetet Teknike që patën ndryshime në drejtim të anëtarësimeve të reja ishin; KT 316 "Pajisje mjekësore" dhe KT 215 "Pajisje respiratore dhe anestezie".

Në kushtet e pandemisë shkaktuar nga COVID-19 dhe masave të ndërmarra për minimizimin e përhapjes, DPS informoi anëtarët e KT-së se gjatë kësaj periudhe janë angazhuar Komitetet Teknike që mbulojnë këto fusha: KT 160 "Pajisje mbrojtëse personale", KT 205 "Pajisje mjekësore joaktive", KT 215 "Pajisje respiratore dhe anestezie", KT 316 "Pajisje mjekësore".

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe këto Komitetet Teknike kanë ndjekur zhvillimet në nivel evropian dhe ndërkombëtar duke vënë në dispozicion çdo publikim të ri të nevojshëm. Në këtë kuadër veçojmë adoptimin me procedurë të përshpejtuar të Dokumentit të Standardizimit __DS CWA 17553:2020 "__Mbuluesit e fytyrës (maskat) për komunitetin - Udhëzues për kërkesat minimale, metodat e testimit dhe të përdorimit", i cili u publikua në muajin Qershor nga CEN - Komiteti Evropian për Standardizimin.

U bë evidente ekzistenca e listës me standarde (në këtë fushë) në faqen zyrtare të internetit të DPS, të cilat mund të shkarkohen falas.

Në përfundim të mbledhjes anëtarët e Bordit Teknik miratuan:

Mbledhja e radhës e Bordit Teknik për miratimin e programit të punës të DPS për gjashtë mujorin e dytë të vitit 2021, do të mbahet javën e dytë të muajit Korrik.

DPS , Tiranë - 22 Janar 2021

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al