DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Miratohet Programi i Punës për adoptimin e standardeve, 6-mujor i dytë 2020

Bordi Teknik (BT) i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS) miraton programin e Punës për adoptimin e standardeve dhe ndryshimet në Komitetet Teknike (KT), për 6-mujorin e dytë të vitit 2020.

Në kushtet e pandemisë shkaktuar nga COVID-19 dhe masave të ndërmarra për minimizimin e përhapjes, mbledhja e Bordit Teknik të DPS u zhvillua në distancë.

Anëtarët të BT-së u njoftuan për datën e mbledhjes, 10 Korrik 2020, datë kjo që shënonte dhe ditën e fundit të mundësisë së sugjerimeve/komenteve dhe në përfundim dërgimin me e-mail të miratimit nga ana e tyre. I gjithë komunikimi u realizua me anë të mjeteve të Teknologjisë së Komunikimit dhe Informacionit në dispozicion.

Anëtarëve të BT-së Ju dërguan me-mail; Listat me standardet e propozuara për adoptim në 6-mujorin e parë të vitit 2020 dhe Ndryshimet në Komitetet Teknike (KT) të DPS që do të funksionojnë gjatë kësaj periudhe.

Një nga Komitetet Teknike që pati më shumë ndryshime në drejtim të anëtarësimeve të reja ishte KT 256 "Zbatime në hekurudhë", në të cilin u anëtarësuan tre anëtarë të rinj, përfaqësues të Hekurudhës Shqiptare Sh.a.

Sipas pikës së programit të mbledhjes "Diskutim mbi propozimet e lëna nga Bordi Teknik për 6-mujorin e parë 2020" ishte lënë si detyrë shqyrtimi dhe mundësia e shfuqizimit të standardeve puro në fushën e Analizave të produkteve ushqimore - Materialeve në kontakt me ushqimin. Komiteti Teknik përkatës ka punuar duke rishikuar dhe shfuqizuar një pjesë të standardeve në këtë fushë, por mbetet akoma punë për tu bërë në këtë drejtim.

Gjatë kësaj periudhe u pritën komente/sugjerime, duke u kujdesur që çdo gjë të qarkullohej dhe të merrej dijeni dhe mendimi i të gjithë anëtarëve të BT.

Pas shqyrtimit të listave me standardet e propozuara për miratim dhe propozimet për ndryshim në Komitetet Teknike dhe komunikimit të vazhdueshëm, anëtarët e Bordit Teknik dërguan miratimin e tyre për:

Mbledhja e radhës e Bordit Teknik për miratimin e programit të punës të DPS për gjashtë mujorin e parë të vitit 2021, do të mbahet javën e dytë të muajit Janar.

DPS , Tiranë - 13 Korrik 2020

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al