DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Mbledhja e Bordit Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS)

Bordi Drejtues (BD) i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS), mbajti mbledhjen e tij të parë më datë 31 Mars 2026.
Pjesëmarrja ishte e mjaftueshme, (kuorumi i nevojshëm, bazuar në VKM 433/2010 “Për krijimin, përbërjen, mënyrën e funksionit dhe kompetencat e Bordit Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit”).

Rendi i ditës, ndër të tjera, përmbante:
• Miratimin dhe realizimin e Axhendës së mbledhjes
• Miratimin e Planit të Punës së DPS për vitin 2026
• Miratimi në parim i një marrëveshje bashkëpunimi midis dy instucioneve DPS dhe AIDA promovimit dhe ndërgjegjësimit mbi rolin dhe rëndësinë e standardeve në produktet dhe shërbimet, që ofrojnë bizneset.
• Miratoi lidhjen e një marrëveshje bashkëpunimi midis DPS dhe Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë. 

Gjithashtu, u diskutua për një bashkëpunim më rigoroz i DPS me anëtarët e Komiteteve Teknike të DPS, në mënyrë që informacioni mbi standardet të shpërndahet sa më shumë në grupet e interesit.

Për mbledhjen e rradhës të Bordit Drejtues do të komunikohet midis Drejtorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Bordit Drejtues për datën dhe në vijim do t’i komunikohet për miratim edhe anëtarëve të tjerë të Bordit.