DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Mbledhja e Bordit Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS)

Bordi Drejtues (BD) i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS), mbajti mbledhjen e tij më datë 17 Dhjetor 2024. Mbledhja u mbajt në zyrat e DPS.

Pjesëmarrja ishte e mjaftueshme, (kuorumi i nevojshëm, bazuar në VKM 433/2010 “Për krijimin, përbërjen, mënyrën e funksionit dhe kompetencat e Bordit Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit”).

Rendi i ditës, ndër të tjera, përmbante:

  • Zbatimi i detyrave dhe Planit të Punës së DPS për vitin 2024
  • Diskutim dhe mendimet/propozimet e Bordit për ecurinë për vitin në vijim;
  • Progresi i bërë nga DPS lidhur me anëtarësimin me të drejta të plota në dy Organizmat Evropiane të Standardizimit CEN dhe CENELEC.

DPS u përgëzua nga Bordi për punën e bërë lidhur me adoptimet e standardeve, promovimet dhe informimin, si dhe për realizimin e detyrave dhe rekomandimeve të lëna nga auditi, lidhur me anëtarësimin e DPS me të drejta të plota në CEN&CENELEC.

Në mbledhje u kërkua më shumë bashkëpunim midis DPS dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë dhe Shoqatës së Konsumatorit Shqiptar, por edhe më akademinë sa I përkët publikimeve të DPS. Gjithashtu, u diskutua për një bashkëpunim më rigoroz i DPS me anëtarët e Komiteteve Teknike të DPS, në mënyrë që informacioni mbi standardet të shpërndahet sa më shumë në grupet e interesit.