DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit ka publikuar takimin me Agjencinë Kosovare të Standardizimit (AKS).

DPS organizoi një takim me Agjencinë Kosovare të Standardizimit (AKS), në lidhje me përshkrimin e praktikave dhe metodologjive që përdoren nga DPS në zbatimin e Eurokodeve.

Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Standardizimit:

• Zonja Albina Jashanica– Drejtore e Drejtoratit për Standarde, Promovim dhe Integrim, dhe;

• Zoti Zijadin Ismajli – Zyrtar i Lartë për Standardet.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit ishin:

• Zoti Riza HASANAJ - Drejtor i Përgjithshëm;

• Zonja Kostanca DEDJA – Drejtor i Drejtorisë së Çështjeve Ligjore dhe Marrëdhënieve me Palët;

• Zoti Gentian Trebeshina – Përgjegjës i Sektorit CEN/ISO

• Zonja Lindita MISHOVA – Specialiste në Sektorin e Pikës së Referimit në OBT dhe Shitjes së Standardeve.

Gjatë takimit u diskutua nga përfaqësuesit e të dy institucioneve (AKS dhe DPS) rreth funksionimit të komitetit teknik të Eurokodeve Strukturore si dhe Sukseset dhe sfidat e hasura gjatë implementimit të Eurokodeve të të dyja shteteve (Shqipëri-Kosovë). 

Gjithashtu, u vlerësua mbështetja e deritanishme nga DPS për AKS, duke lehtësuar mundësinë e pjesëmarrjes së AKS në eventet e rëndësishme rajonale e ndërkombëtare të standardizimit, mbështetje e cila u theksua se është shumë e rëndësishme për AKS dhe se do të vazhdojë pa hezitim, konfirmoi z.Riza Hasanaj, Drejtor i Përgjithshëm i DPS. 

Pas diskutimit të të gjitha pikave të rendit të ditës, Drejtori i Përgjithshëm i DPS Z. Riza Hasanaj e mbylli takimin, duke i uruar të dy stafeve të AKS dhe DPS punë të mbarë dhe një bashkëpunim sa më frytdhënës në vijim për të dy organizmat.