Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) organizoi një takim pune me Agjencinë Kosovare të Standardizimit (AKS) më 22.02.2018, në zyrat e DPS, mbi ndryshimet që do t’i bëhen Marrëveshjes AKS – DPS dhe vazhdimësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Standardizimit:
1. Zoti Bujar ISTOGU – Udhëheqës i Drejtoratit për Standarde, Integrime dhe promovim në AKS;
3. Zoti Zijadin ISMAJLI – Zyrtar për Standardet në AKS.
Nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit ishin:
Zoti Riza HASANAJ - Drejtor i Përgjithshëm
Zonja Kostanca DEDJA – Drejtor i Drejtorisë së Çështjeve Ligjore dhe Marrëdhënieve me Palët
Takimi u zhvillua me një rend dite të përcaktuar më parë nga palët dhe kryesisht kishte të bënte me:
Marrëveshja aktuale e bashkëpunimit ndërmjet DPS-AKS
Aktivitetet që mund të vazhdohen;
Çështjet që duhen ridraftuar;
Draft marrëveshja e re shtesë;
Standardet në proces të adoptimit (standardet me urgjencë);
Standardet e shfuqizuara;
Standardet e harmonizuara vs Direktivat Evropiane;
Asambletë CEN/CENELEC dhe ISO/IEC;
Sinkronizimi i veprimeve ndërmjet AKS dhe DPS;
Të tjera
Mbas diskutimeve të detajuara të pikave të rendit të ditës, në përfundim, përfaqësuesit e të dy institucioneve (AKS dhe DPS), konkluduan se Marrëveshja e Bashkëpunimit midis DPS dhe AKS, e firmosur në Korrik 2015, megjithëse është një dokument shumë i rëndësishëm për të dy institucionet, vecanërisht për AKS, duhet të ndryshohet me një Shtesë të kësaj marrëveshjeje, ku të pasqyrohen të gjitha ndryshimet si rezultat i firmosjes nga ana e DPS-së e Marrëveshjeve të reja me CEN dhe CENELEC në Maj 2017. Marrëveshja e Bashkëpunimit Shtesë është diskutuar nga palët (DPS dhe AKS), të cilat kanë rënë dakord për versionin draft të momentit dhe do ta dërgojunë atë për miratim në Ministritë e Punëve të Jashtëme të Kosovës dhe Shqipërisë. Mbas marrjes së këtij miratimi, AKS kërkoi firmosjen e Marrëveshjes Shtesë në Kosovë nga të dyja palët në Marrëveshje.
Gjithashtu, nga Këshilltari i MTI, Kosovë, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm midis DPS dhe AKS dhe kërkoi që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Në vazhdim, u vlerësua mbështetja e deritanishme nga DPS për AKS, duke lehtësuar mundësinë e pjesëmarrjes së saj në eventet e rëndësishme rajonale e ndërkombëtare të standardizimit, mbështetje e cila u theksua se është shumë e rëndësishme për AKS dhe se do të vazhdojë pa hezitim, konfirmoi z. Riza Hasanaj, Drejtor i Përgjithshëm i DPS.
Më pas u diskutua mbi zbatimin e Marrëveshjes ekzistuese midis DPS dhe AKS, vecanërisht lidhur me detyrimet e DPS për mirëmbajtjen/përditësimin e arkivës së standardeve të Kosovës, duke i siguruar atyre ndryshimet e standardeve që mund të kenë pësuar standardet e blear nga AKS.
Pas diskutimit të të gjitha pikave të rendit të ditës dhe miratimit nga të dyja palët, Drejtori i Përgjithshëm i DPS Z. Riza Hasanaj e mbylli takimin, duke i uruar të dy stafeve të AKS dhe DPS punë të mbarë dhe një bashkëpunim sa më të frytshëm në vijim për të dy organizmat.