DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Phone: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Address: Address: "Reshit Collaku" Str., (nearby ILDKPKI, VI floor), Po.Box 98, Tiranë - Albania
Main menu

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) organizoi në zyrat e saj një takim pune me Agjencinë Kosovare të Standardizimit (AKS)

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) organizoi një takim pune me Agjencinë Kosovare të Standardizimit (AKS) më 22.02.2018, në zyrat e DPS, mbi ndryshimet që do t’i bëhen Marrëveshjes AKS – DPS dhe vazhdimësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Standardizimit:

1. Zoti Bujar ISTOGU – Udhëheqës i Drejtoratit për Standarde, Integrime dhe promovim në AKS;

  1. Bajram TAHIRI, Këshilltar Ministria e Tregtisë dhe Industrisë;

3. Zoti Zijadin ISMAJLI – Zyrtar për Standardet në AKS.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit ishin:

Takimi u zhvillua me një rend dite të përcaktuar më parë nga palët dhe kryesisht kishte të bënte me:

Mbas diskutimeve të detajuara të pikave të rendit të ditës, në përfundim, përfaqësuesit e të dy institucioneve (AKS dhe DPS), konkluduan se Marrëveshja e Bashkëpunimit midis DPS dhe AKS, e firmosur në Korrik 2015, megjithëse është një dokument shumë i rëndësishëm për të dy institucionet, vecanërisht për AKS, duhet të ndryshohet me një Shtesë të kësaj marrëveshjeje, ku të pasqyrohen të gjitha ndryshimet si rezultat i firmosjes nga ana e DPS-së e Marrëveshjeve të reja me CEN dhe CENELEC në Maj 2017. Marrëveshja e Bashkëpunimit Shtesë është diskutuar nga palët (DPS dhe AKS), të cilat kanë rënë dakord për versionin draft të momentit dhe do ta dërgojunë atë për miratim në Ministritë e Punëve të Jashtëme të Kosovës dhe Shqipërisë. Mbas marrjes së këtij miratimi, AKS kërkoi firmosjen e Marrëveshjes Shtesë në Kosovë nga të dyja palët në Marrëveshje.

Gjithashtu, nga Këshilltari i MTI, Kosovë, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm midis DPS dhe AKS dhe kërkoi që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në vazhdim, u vlerësua mbështetja e deritanishme nga DPS për AKS, duke lehtësuar mundësinë e pjesëmarrjes së saj në eventet e rëndësishme rajonale e ndërkombëtare të standardizimit, mbështetje e cila u theksua se është shumë e rëndësishme për AKS dhe se do të vazhdojë pa hezitim, konfirmoi z. Riza Hasanaj, Drejtor i Përgjithshëm i DPS.

Më pas u diskutua mbi zbatimin e Marrëveshjes ekzistuese midis DPS dhe AKS, vecanërisht lidhur me detyrimet e DPS për mirëmbajtjen/përditësimin e arkivës së standardeve të Kosovës, duke i siguruar atyre ndryshimet e standardeve që mund të kenë pësuar standardet e blear nga AKS.

Pas diskutimit të të gjitha pikave të rendit të ditës dhe miratimit nga të dyja palët, Drejtori i Përgjithshëm i DPS Z. Riza Hasanaj e mbylli takimin, duke i uruar të dy stafeve të AKS dhe DPS punë të mbarë dhe një bashkëpunim sa më të frytshëm në vijim për të dy organizmat.