DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

DPS mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të CEN dhe CENELEC, 17-19 Qershor në Qipro

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të organizuar nga dy prej organizatave më të rëndësishme evropiane të standardizimit - CEN (Komiteti Evropian për Standardizimin) dhe CENELEC (Komiteti Evropian Standardizimin Elektroteknik), e cila u zhvillua në datat 17-19 Qershor 2026.

Kjo ngjarje e nivelit të lartë mblodhi përfaqësues nga organizatat kombëtare të standardizimit të vendeve anëtare dhe atyre në proces anëtarësimi, siç është edhe DPS, duke ofruar një platformë të rëndësishme për diskutime strategjike mbi sfidat dhe prioritetet aktuale në fushën e standardizimit evropian. Temat kryesore të trajtuara përfshijnë transformimin dixhital të proceseve të standardizmit, përfshirjen e politikave të gjelbra në standarde, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve anëtare dhe anëtarësimit me të drejta të plota në këto dy organizma evropiane.

Pjesëmarrja e DPS në këtë Asamble përbën një hap të rëndësishëm në kuadër të procesit për anëtarësim të plotë në CEN dhe CENELEC. Përfaqësuesit e institucionit morën pjesë aktive në sesionet plenare dhe diskutimet tematike, duke prezantuar progresin e arritur nga Shqipëria në përputhje me kriteret e vendosura të këtyre organizatave.