DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

DPS ka publikuar standardin SSH EN ISO 23953-2:2023 "Vitrina ftohëse ekspozuese - Pjesa 2: Klasifikimi, kërkesat dhe kushtet e provës”

DPS ka publikuar standardin SSH EN ISO 23953-2:2023 "Vitrina ftohëse ekspozuese - Pjesa 2: Klasifikimi, kërkesat dhe kushtet e provës”

Standardi SSH EN ISO 23953-2:2023 specifikon kërkesat për performancën e dollapëve frigoriferikë të përdorur në shitjen dhe ekspozimin e produkteve ushqimore dhe karakteristikat e ndërtimit që ndikojnë në performancën e tyre. Ai specifikon kushtet dhe metodat e provës për të kontrolluar nëse kërkesat për funsionimin e tyre janë përmbushur, si dhe klasifikimin e dollapëve frigoriferikë, etiketimin e tyre dhe manualin e përdorimit të tyre, të cilat deklarohen nga prodhuesi.

Ky standard nuk është i zbatueshëm për pajisjet automatike frigoriferike, ftohësit komercialë të pijeve parametrat e të cilëve specifikohen në standardin ISO 22044 dhe ngrirësit e akulloreve parametrat e të cilëve specifikohen në standardin ISO 22043. Ky dokument nuk ka për qëllim të specifikojë temperaturën e ruajtjes së produkteve ushqimore.